Policia e Kosovës nuk ka arritur të pajisjet me jelekë të rinj anti-plumb, as pas dy vjetësh.
Procedurat për furnizim me këto pajisje kanë ngecur si pasojë e ankesave nga kompanitë e pakënaqura tek Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Gjykata e Tenderëve ka gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit në tenderin që peshon rreth 4 milionë euro, duke e rikthyer disa herë në rivlerësim.
Dështimi 24 muajsh për lidhjen e kontratës rrezikon t`i lë pa pancirë policët e rinj, kurse u pamundëson atyre të vjetërve, që veçse i kanë, t`i ndërrojnë pas skadencës.
Mediumi e ka pyetur autoritetin ligjvënës se si po ndodh furnizimi aktualisht, megjithatë përgjigja e tyre ka munguar.
Dështimi i tenderit ka filluar nga fundi i 2021-ës, për të vazhduar deri në gjysmën e vitit 2023.
Ankesat e tri kompanive, të bëra më 2021, nuk janë trajtuar fare nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).
Ky organ, për gati dy vjet, nuk ka qenë funksional.Kuvendi i Kosovës pati votuar pastaj në qershor të 2022-ës për përbërjen e re të bordit të OSHP-së.
Paneli i ri gjykues, me të trajtuar lëndën, e kishte aprovuar ankesën e kompanisë “Pri Com” në shkurt të 2023-ës.
Sipas OSHP-së, tenderi i inicuar nga Policia për anti-plumbët, do të duhej të kthehejë në ri-vlerësim.Ngjashëm OSHP veproi edhe në dy raste tjera kur u ankuan kompanitë, duke ua aprovuar ankesën dhe kthyer tenderin në rivlerësim.
Fati njëjtë tenderin e përcolli edhe më 2023.
Gjykata e Tenderëve i dha të drejtë ankesës së kompanisë Sodex dhe urdhroi Policinë që anuloi në tërësi aktivitetin e prokurimit.
Operatori i rekomanduar për kontratë “PRICOM SH.P.K & Seyntex SV” thuhet se nuk ka ofruar produkt sipas kërkesës se kërkuar tek Dosja e Tenderit.
Paneli i OSHP-së konsideron se vendimi i Policisë bie ndesh me nenin 59 dhe 60 të Ligjit të Prokurimit Publik dhe po ashtu me qëllimin e nenit 8 (Planifikimi i Prokurimit), nenit 9 (Përcaktimi i nevojave që duhet përmbushur), nenin 22 inicimi i aktivitetit të prokurimit.
Andaj, në mungesë të ofertave të përgjegjshme, Policia është dashtë ta anulojë krejt tenderin konform dispozitave ligjore.
Policia e Kosovës në vitin 2021 përmes këtij tenderi kishte planifikuar që të blejë 600 copë jelekë antiplumb të brendshëm, 2 mijë e 300 antiplumb të jashtëm dhe 350 antiplumba taktik për Njësi Speciale.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…