Categories: BOTA

Polonia ndalon hyrjen e veturave të regjistruara në Rusi

Polonia do të ndalojë hyrjen e veturave të pasagjerëve, të regjistruara në Rusi. Vendimi do të hyjë në fuqi të dielën, më 17 Shtator, raportoi media shtetërore polake, PAP, duke cituar ministrin e Brendshëm, Mariusz Kaminski.

“Kjo ndalesë në kufirin polak do të aplikohet nga nesër, pra do të hyjë në fuqi në mesnatë”, tha ministri Kaminski gjatë një vizite në Terespol, që gjendet në kufi me Bjellorusinë.

Kamionët që janë të regjistruar në Rusi veçse u ndalohet hyrja në Poloni.

“Ky është një element i mëtejmë i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe qytetarëve të saj në lidhje me luftën brutale në Ukrainë dhe për faktin se shteti rus sot paraqet kërcënim për sigurinë ndërkombëtare”, tha Kaminski.

Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në shkurt të vitit të kaluar urdhëroi trupat e tij që të sulmonin Ukrainën.

Kaminski tha se vendimi u mor pas udhërrëfyesit të Komisionit Evropian që u publikua më 8 shtator. Aty thuhej se në Bashkimin Evropian do të ndalohet hyrja e makinave të regjistrua në Rusi.

Që kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 Shkurt të vitit të kaluar, BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës./REL

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago