Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pëllumbarë të Përmetit këtë të diel. Afroviti Peci, 80 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj.
Policia njoftoi se për këtë ngjarje ka shoqëruar bashkëshortin e saj, 82-vjeçarin Leonidha Peci. Sipas uniformave blu dyshohet se ai e ka goditur me shkop druri gruan e tij 80-vjeçare.
Kjo i ka shkaktuar vdekjen të moshuarës. Ngjarja është zbuluar nga një zonjë që punonte në banesën e çiftit si shërbyese.
Shërbyesja ka shkuar si çdo ditë dhe ka konstatuar se 80 vjeçarja ishte pa shenja jete. Si fillim atje ka shkuar infermierja e zonës dhe ka parë që 80-vjeçarja ka pasur shenja dhune në kokë. Më pas është lajmëruar salla operative e Policisë se Përmetit.
Sipas asaj që mësohet, 82-vjeçari është proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale, dhuna në familje. Prokuroria po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./tvklan.al
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…