Categories: MAQEDONI

Mariçiq: Ky është momentumi i fundit që duhet ta kapim

Mendoj se ky është momentumi i fundit që duhet ta kapim, pasi druaj se njerëzit në Ballkanin Perëndimor do të ndalen së brengosuri për atë se çka Bashkimin Evropian mendon, thotë ose bën, porositi mes tjerash zëvendës kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq gjatë pjesëmarrjes së tij në panel diskutimin në Athinë për BE perspektivën e Ballkanit Perëndimor, duke cekur se anëtarësimi në vitin 2030 është qëllim real, por ende duhet të jetë motivim.

Zëvendës kryeministri foli për vizionin, lidershipin dhe punën e mundimshme, të cilat paradokohe i ka përmendur kryetarja e Komisionit Evropian, tha se Ballkani Perëndimor është i rrethuar me vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet nga rajoni nuk janë vende të largëta, të cilat kërkojnë anëtarësim, e si krahasim tha se popullata e shteteve kandidate është 18 milionë, që nuk e tejkalon numrin e banorëve të Rumanisë.

Ai u përkujtua në vitin 2017, kur për herë të parë së bashku me kryeministrin e atëhershëm, Zoran Zaev kanë qenë për vizitë në Bruksel dhe i kanë dëgjuar porositë se “tani është momentumi për zgjidhjen e problemit me emrin”, si dhe për momentumin për fillim të negociatave, por edhe për reformat, të cilat gjatë viteve të ardhshme janë zbatuar, por vijoi anulim i ri, gjë që, siç tha, “ka vrarë një pjesë të madhe të entuziazmit të njerëzve në vend”.
Ky ishte momenti, kur është hapur dera për disa vende-anëtare që ta vrasin momentumin dhe të hapin çështje bilaterale. E dini sa në Maqeodninë e Veriut ra përkrahja publike për BE-në nga fundi i vitit 2019, respektivisht fillimi i vitit 2020 deri vitin e kaluar? Rreth 20 për qind. Nga 80 në 60 për qind. Për këtë shkak, mendoj se tani është momentumi i fundit që duhet ta kapim, pasi druaj se njerëzit në Ballkanin Perëndimor do të ndalen së brengosuri për atë se çka Bashkimin Evropian mendon, thotë ose bën”, theksoi Mariçiq.

Theksoi se rajonit i duhet datë konkrete dhe plan real, ndërsa viti 2030 është cak real, sepse Unioni tashmë ka përvojë me zgjerim të madh.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago