Vizitën e punës në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dje e ka kurorëzuar me pritjen e organizuar nga vet ai me rastin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ku të pranishëm kanë qenë diaspora jonë, kori diplomatik në Bruksel dhe tre Përfaqësitë tona diplomatiko konsullore në Bruksel.
Përshtypjet nga ngjarja dhe takimin e organizuar e ka komentuar afaristi i njohur në Bruksel, Ismet Ajeti, me prejardhje nga Kumanova.
“Me Bujar Osmanin pata rastin të flasim për gjithçka. Këtu në diasporë jemi krenar me Bujar Osmanin, sepse është politikani numër “1”. Se është një personalitet i lartë u pa edhe sot në koktejin e organizuar nga Ambasada e RMV-së në Bruksel. Më besoni se nuk ka pasur ambasador i NATO-s që sot nuk iu ka ngritur në këmbë. Ai gëzon mbështetje të madhe tek ndërkombëtarët. Me këtë rast dua ta falënderoj ambasadorin e MV-së, Metodija Balevski për ftesën”, deklaroi biznesmeni Ismet Ajeti.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…