Categories: BOTA

SHBA njofton paketën e re të sigurisë për Ukrainën: Furnizim me predha tankesh

SHBA ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me predha tankesh me uranium të “varfëruar”, si pjesë e ndihmës ushtarake dhe humanitare prej më shumë se 1 miliardë Dollarësh. Nga ana tjetër, Rusia dënoi masën për të pajisur Ukrainën me predhat e tankeve amerikane Abrams.

Vendimi erdhi pasi Ukraina akuzoi Rusinë për vrasjen e 17 personave në një sulm me raketa në një rrugë të banuar. Gjithashtu, gjatë natës sulme të dyshuara me dronë ukrainas u raportuan në qytetin rus Rostov-on-Don dhe afër Moskës.

Njoftimi i një pakete të re sigurie për Ukrainën erdhi gjatë vizitës së diplomatit të lartë amerikan, Antony Blinken në Kiev. Tanket M1 Abramas të përbëra nga uraniumi “i varfëruar” (i zhveshur nga pjesë me madhe, por jo e gjitha e lëndës së tij radioaktive), do të dorëzohen përgjatë këtij viti në Ukrainë.

Sjellim në vëmendje se uraniumi i “varfëruar” mund të përdoret për të përforcuar blindimin e tankeve. Mund të vendoset gjithashtu në majat e plumbave, predhave të tankeve, për të depërtuar në armaturën e tankeve.

Komiteti Shkencor i OKB-së për Efektet e Rrezatimit Atomik bëri me dije se nuk shkaktohet helmim nga ekspozimi ndaj uraniumit të “varfëruar”, por kjo është hedhur poshtë nga një tjetër organ i OKB-së. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, thotë uraniumi “i varfëruar” mund të ketë rrezik të rrezatimit për individët të caktuar./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago