Categories: BOTA

Alkoolizmi tek femrat/ Flasin psikologët: Rastet po shtohen

Ngjarja e fundit, ku motra vrau motrën e alkoolizuar në kushtet e vetëmbrojtjes sipas dëshmisë së saj, ka sjellë në vëmendjen tonë një problematikë që ne përpiqemi ta mbajmë të izoluar, femrat e alkoolizuara.

“Është një fenomen që nëse flasim për femrat e alkoolizuara, përpiqemi ta mbajmë brenda mureve të shtëpisë dhe të mos merret vesh nga të tjerët, dmth familjet përpiqen ta fshehin dhe të mos kërkojnë ndihmë, apo kërkojnë ndihmë shumë vonë për një grua të alkoolizuar. Është një fenomen që ndoshta njerëzit mendojnë se u përket vetëm meshkujve, por kjo nuk është e vërtetë. Dhe konsumimi i alkoolit më pas sjell mungesë përqendrimi, mungesë rendimenti në punë, mungesë organizimi brenda familjes.

Ti nuk je më e aftë të kujdesesh për familjarët e tu. Nëna nuk kujdeset dot për fëmijët e vet. Kemi patur raste që divorci ka ndodhur specifikisht për shkaqe që lidheshin me konsumimin e alkoolit nga gruaja. Ka një dallim mes femrave që pinë alkool në ambiente publike dhe atyre që konsumojnë në shtëpi. Janë rritur rastet e femrave që kanë varësi nga alkooli dhe e konsumojnë atë brenda në shtëpi.

Kemi patur rastin e një gruaje pak kohë më parë që kishte aq varësi saqë familjarët i fshihnin alkoolin, rakinë. Rastet e femrave të alkoolizuara nuk zgjidhen duke i mbyllur dhe mbajtur të fshehta, por duke kërkuar ndihmë dhe duke i referuar tek specialistët”, shprehet Valbona Treska, psikologe gjykate dhe presidente e Urdhrit të Psikologëve të Shqipërisë./ Top Channelwatch

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago