Categories: MAQEDONI

VIDEO/ Bujar Osmani: Jo zgjedhje të parakohshme, në diplomaci momentumi është shumë i rëndësishëm

Tetova dje por edhe sot është shndërruar në qendër ndërkombëtare të botës, sepse pikërisht në Tetovë nga dita e djeshme, po qëndrojnë 57 përfaqësues të OSBE-së.
I gjithë ky organizim, mban vulën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrit Osmani që edhe kryeson me OSEBE-në.

Gjatë rrugës për Tetovë ditën e djeshme, ishte pikërisht portali indeks.mk që e shoqëroi Osmanin dhe realizaum një intervistë në një format ndryshe nga herat e kaluara.

Në këtë intervistë ekskluzive për indeks.mk, Osmani foli për përfitimet që do ti ketë Maqedonia e Veriut në rast të integrimit sa më të shpejtë në BE po edhe humbjet në rast të ngecjes.

Foli edhe për ndryshimet Kushtetuese dhe faktin se VMRO-ja po i bllokon ato.

Tha se VMRO-ja po kërkon dhe po dëshiron që çështja e ndryshimeve Kushtetuese të jetë temë krysore në zgjedhjet e ardhëshme sepse sipas Osmanit kjo është çështje e ndjeshme dhe emocionale që nuk i lejon njerëzit të mendojnë shumë.

Sipas tij, kur ka emocion nuk ka arsye, “Emocioni e mbyt arsyen”. Shton se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme dhe se pikërisht VMRO-ja opozitare tenton që zgjedhjet që i kërkon me ngulm ti kthejë në një referendum për Bullgarinë, e që sipas shefit të diplomacisë një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kujton se zgjedhjet në vendin tonë do të mbahen në afatin e rregullt dhe në ato zgjedhje do të zgjidhen dhe do të fitojnë ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve dhe se VMRO-ja në mungesë të planit dhe projekteve strategjike dëshiron të shkojë në zgjedhje me temën e ndryshimeve kushtetuese.

Foli edhe për akuzat që VMRO-ja i bën në adresë të zyrtarëve të emëruar nga BDI-ja në këtë përbërje dhe për dorëheqjet e ofruara që i kërkoi VMRO-ja./Indeks.mk/
Për më shumë, ndiqeni intervistën e kryshefit të diplomacisë, Bujar Osmani të dhënë për indeks.mk

download

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago