Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Tek Grida Duma, Vjosa Osmani e komenton puthjen live me Prindonin gjatë emisionit
    RAJON

    Tek Grida Duma, Vjosa Osmani e komenton puthjen live me Prindonin gjatë emisionit

    05/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar puthjen live me bashkëshortin gjatë një interviste televizive.

    E ftuar në “Top Story”, Osmani tha se familja e fortë është një ndër vlerat më të rëndësishme të popullit shqiptar.

    “Unë jam shumë me fat që e kam përkrahjen e pakursyer të bashkëshortit dhe në asnjë moment nuk mendoj që shprehja e dashurisë ndaj personit që e do, bashkëshortit në këtë rast, duhet të të bëjë të ndihesh me më pak vetëbesim. Përkundrazi, kur ke në familje bashkëshort, motra, vëllezër dhe tani edhe dy vajzat e mija që çdo ditë më inspirojnë dhe japin energji pozitive, kjo vetëm sa e rrit vetëbesimin”- tha Osmani.

    Pjesë nga biseda:

    Duma: Po momenti kur Vjosa Osmani gjatë një interviste live puth bashkëshortin e vetë. Është diçka që nuk e kanë bërë ende politikanet shqiptare. Ndjehesh se keni humbur nonjë gjë apo ke fituar shumë më tepër në të qenurit grua në politikë?

    Osmani: Vetëbesimi si grua për mua ka filluar në familje si fëmijë. Ne jemi 4 motra dhe një vëlla dhe jemi rritur me prindër që na kanë shtyrë drejt një rruge ku, ndoshta edhe për shkak se rrethanat kanë qenë të jashtëzakonshme, vetëbesimi ka qenë element i pandashëm i rritjes tonë.

    Në veçanti babi na ka dhënë përkrahje që si vajza që jetojmë në kohë të vështira dhe një sistem patriakal të fuqizohemi, të ndihemi të pavarura dhe të mos ndalemi para asnjë sfide. Unë jam shumë me fat që e kam përkrahjen e pakursyer të bashkëshortit dhe në asnjë moment nuk mendoj që shprehja e dashurisë ndaj personit që e do, bashkëshortit në këtë rast, duhet të të bëjë të ndihesh me më pak vetëbesim. Përkundrazi, kur ke në familje bashkëshort, motra, vëllezër dhe tani edhe dy vajzat e mija që çdo ditë më inspirojnë dhe japin energji pozitive, kjo vetëm sa e rrit vetëbesimin.

    Familja e fortë është një ndër vlerat më të rëndësishme të popullit tonë dhe unë tentoj të flas për atë, të flas për të kudo që shkojë, sepse ka qenë edhe celula që në fakt na ka ndihmuar të tejkalojmë edhe më të tmerrshmen, gjenocidin. Duhet të kemi solidaritet brenda familjes në radhë të parë, dhe më pas me fqinjët, të afërmit, të tjerët, me të gjithë popullin. Edhe sot fakti që mërgata jonë është ajo që e ndihmon aq shumë, tregon rëndësinë e familjes.

    Previous ArticleNuhiu, Osmani, Sedloski, Vasoski dhe Zaharievski, emrat që mund ta zënë vendin e Arslan tek Shkupi
    Next Article Veshja e Rita Orës shpallet ndër veshjet më të bukura në gala të amfAR

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.