Në stacionet policore të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme janë paraqitur tre raste të dhunës familjare.
Në ora 16.40 në Gostivar, oficerët e policisë nga DPB Gostivar arrestuan M.B (46) nga Gostivari nga që ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 35 vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse, tha MPB.
Një burrë nga Strumica është raportuar nga bashkëshortja e tij se e ka sulmuar fizikisht.
“Në ora 17.30 në Strumicë, oficerët e policisë nga SPB Strumicë arrestuan Q.J (35) nga Strumica për shkak se ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 34 vjeçare. Edhe në këtë rast pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, tha MPB.
Rasti i tretë gjatë orëve të vona të mbrëmjes Shkup, një grua denoncoi se është sulmuar nga burri i pamartuar i saj.
“Në mbrëmje në ora 21:35 në SPB Shkup, një grua 38-vjeçare nga Republika e Serbisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i pamartuar U.Sh. (35) nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhej në njoftimin e djeshëm të MPB-së.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…