Categories: MAQEDONI

2.000 vende të reja pune! Panairi i punës nga “Bechtel & Enka” nga data 5 shtator organizohet në Tetovë, Prilep dhe Manastir – Indeks

Pas qytetit të Gostivarit, Panairi i punës i organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” do të vazhdoj dhe në qytetin e Manastirit, Prilepit dhe Tetovës, dhe atë nga data 5 deri më 18 shtator.

Në Manastir pikat informative do të jenë të vendosura në rrugën Shirok, afër marketit “Vero”.
Në Prilep në sheshin Metodija Andonov si dhe në Tetovë në sheshin Iliria.

Përmes këtij panairi, të gjithë të interesuarit do të mund të njoftohen nga afër me mudnësitë e punësimit të ofron “Bechtel & Enka”, kompania prestigjioze e cila do të ndërtoj projektin madhor Korrirodi 8 dhe 10D.

Javë më parë i njejti panair u mbajt në qytetin e Gostivarit, me ç’rast u mirëprit nga shumë të rinjë dhe profesionist të ndërtimtarisë të cilët shfaqen interesin e tyre për përfshirje në projektin e paraparë.

I pranishëm ishte dhe zëvëndëskryeministri i parë, Artan Grubi, i cili në rolin e koordinatorit të këtij projekti apeloj që të interesuarit të aplikojnë për punë në kompaninë “Bechtel & Enka”, pasi ka kapacitet për dy mijë vende pune, punohet për një kompani serioze dhe madje është projekt me punë afatgjate.

Kujtojmë se Projekti i Korridorit 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 Km edhe atë autostradë me 6 korsi, që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D, në gjatësi prej 40 km autostradë me 6 korsi, që do të lidhë Prilepin me Manastirin.852445929578260

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago