Categories: RAJON

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Sot Hani i Elezit shënon 29 Gushtin – Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, ku kujtohen me respektin më të lartë ata që dhanë jetën e tyre për më shtrenjtën liri.

24 vjet më parë në Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme të luftës, andaj nga ajo ditë e deri më sot, 29 gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit te Elezit, tani e radhitur edhe në kalendarin e festave zyrtare të kësaj komune.

Krahas 8 dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hani i Elezit dha edhe 7 dëshmorë të tjerë në fronte të tjera të luftërave çlirimtare dhe dhjetëra të tjerë gjeten vdekjen si pasojë e dhunës serbe dhe asaj maqedonase mbi shqiptarët e kësaj ane.

Sakrifica e tetë dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u nderua nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili me vendimin e tij dekoroi me urdhrin Hero i Popullit të Kosovës të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago