Categories: MAQEDONI

Daim Luçi: Të gjithë ata që më njohin e dinë se unë asnjëherë nuk i kam braktisur shokët e mi

Daim Luçi, zëvendësministër i kulturës – RMV
Të nderuar miq,
Si rrallë herë, edhe tani ndjehem në situatë jo të lakumeshme që jam në gjendje ti shkruaj disa fjalë, por ndjejë përgjegjësi ndaj të afërmive dhe shokëve të mi të prononcohem.
Të gjithë ata që më njohin e dijnë se, unë asnjëherë nuk i kam braktisur shokët e mi, miqësinë e konsiderojë si diçka të shenjtë. Por, të jem i sinqertë, asnjëherë nuk kam konsideruar se miqësia varet nga lojaliteti politik, sepse nëse kjo do ishte kështu atëherë miqtë nuk do ishin miq por do ishin grupim që i lidhin interesat personale.
Në politikë u kyqa duke besuar se bashkë mundemi të krijojmë më shumë vlera të mirëfillta, të ndryshojmë gjendjen për të mirë të atyre që përfaqësojmë dhe vendit në përgjithësi.
Asnjëherë askend nuk e kam pyetur se si është bërë deputet apo drejtor dhe se cila është përgjegjësia e tij kundrejtë njerëzve që e kanë zgjedhur dhe e kanë ndihmuar të vjen deri te ajo pozitë.
Unë, zëvendësministër i Kulturës u bëra me propozim të subjektit politik Alternativa në të cilën atëkohë i takoja, ndërsa propozimi ishte i mbështetur nga mandatari, tani kryeministri z.Kovaçevski. Funksionin vlerësoj se e ushtrojë me dinjitetin më të lartë dhe asnjëherë pa ndonjë kalkulim dhe interes personal dhe kështu do e ushtroj deri sa jam në këtë detyrë, pasi që jam edukuar dhe rritur që gjithnjë të jem në shërbim të miqve dhe rrethit shoqëror.
Vëllau dhe miku juaj,
Daimi

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago