Categories: MAQEDONI

Kumanova u nda nga Mustafë Ebibi, drejtor i SHF “Barjam Shabani”

Sot në varrezat e Kumanovës, me ceremoni fetare dhe qytetare, iu dha përshëndetja e fundit Mustafë Ebibit, drejtor Shkollës Fillore “Bajram Shabani”, i cili në moshën 60 vjeçare ndërroi jetë dje në orët e mbrëmjes.

Për jetën dhe kontributin e tij intelektual në ngritjen e arsimit shqip në Kumanovë, folën kolegët e punë Faruk Fetahu e Xhezmi Ramdani, kryetari i Ansamblit “Bajram Shabani”, Dritan Ramadani, Florim Imeri, nga Klubi i Futbolli “Bashkimi” etj.

Në mesin e të pranishmëve në varrim, kishte përfaqësues të institucioneve komunale e shtetërore, ndër ta, edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Mustafë Ebibi ishte punëtor i palodhshëm i arsimit vite me radhë, ndërkaq viteve të fundit me zell të madh ushtroi postin e drejtorit të shkollës më të njohur kumanovare, “Bajram Shabani”, ku u angazhua për përmisimin dhe avancimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor.

Përveçse si punëtor arsimor, ai njihet edhe si sportist aktiv, duke punuar si trajner futbolli në kategori të ndryshme të “Bashkimit”, por edhe si seleksionues i Reprezentacionit të Maqedonisë për kadetë, U 17.

Përveç kësaj, i ndjeri Mustafë Ebibi ishte edhe anëtar shumëvjeçar i SHKA ”Bajram Shabani”, ku një kohë ka qenë vallëtar, e më pas edhe koreograf i saj, duke vënë në skenë valle të shumta, duke bashkëpunuar edhe me koreografin e njohur shqiptar, Panajot Kanaçi.

Më poshtë sjellim një nga fjalët e rastit që u mbajtën në ceremoninë e varrimit të ndjerit Ebibi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago