Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ftuar në emisonin RTK PRIME tha se vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut u keqpërdor nga opozita shqiptare.
“Kam mbajtur raporte të mira shtetërore si me Kosovën poashtu dhe me Shqipërinë. Në Kosovë kam miq, shokë e veprimtarë të shpërndarë si në PDK, VV, AAK dhe parti të tjera, ndaj Ali Ahmeti nuk mban anë sepse ka miq në të gjitha partitë politike. Zhvillova një takim me ministrin Liburn Aliu me iniciativë të z.Kurti, biseduam për hapjen e rrugës Tetovë-Prizren, për planë dhe ide konkrete. E mirë dhe e shëndetshme është që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë sepse ju nuk i dini rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju nuk e dini konfiguracionin. E them këtë sepse edhe unë nuk e kamë ditur derisa kamë zbritur në Maqedoni të Veriut. Nuk i kam ditur detajet në këtë shtet. Sa shqiptarë janë dhe ku jetojnë ata. Vizita këtu mbase mund të ketë edhe pak sherr nga partitë opozitare për të promovuar dhe për ta ngritë veten e tyre, por përmes kryeministrit të Kosovës. Dhe si duket në këtë drejtim kanë pasur sukses. Për mendimin tim është keqpërdorim i vizitës së kryeministrit të Kosovës” deklaroi Ahmeti.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…