Categories: MAQEDONI

Ahmeti: Ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë, BE dhe SHBA duan një Maqedoni dhe rajon stabil

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në RTK deklaroi se ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sepse është e vetmja rrugë që garanton një shtet europian dhe me një të ardhme më të mirë.

Ahmeti ndër të tjera foli dhe për interesin që ka BE dhe SHBA që Maqedonia e Veriut dhe rajoni të kenë stabilitet.

“Tek shqiptarët nuk ka divergjeca të natyrës të pakëpërcyeshme, e këto politikat ditore si 20 për qindëshi nuk e shoh si problem substancial. Tani prioritet është ndryshimi i kushtetues dhe çështja e 20 për qindëshit është e dakorduar në takime ma palën maqedonase dhe nuk paraqet asnjëfar problemi. Bullgarët nuk janë kategori kushtetuese dhe as që vjen në konsideratë që të kenë të drejtë të ushtrojnë në pushtet, ku këtu futen hebrejt, malazezasit, egjiptajanët, kroatët si kategori kushtetuese, dhe kjo çështje ka marrë përmasa të një shqetsimi të jashtëzakonshëm te pala maqedonase se do të humbin identitetin, dhe ky terror që po zhvillohet duket se bëhet nga opozita për të arritur tek zgjedhjet e parakohshme. Kërkesa e tyre ka qenë ne i votojmë ndryshimet kushtetuese me qëllim që BDI të braktisë qeverinë. Akoma pa mos e kryer kryetari i opozitës konferencën për shtyp unë jam përgjigjur, në vend po tërhiqem në momentin që ti voton ndryshimin e kushtetutës. Dhe pas tre katër ditësh të gjithë ministrat e BDI-së nënshkruan dorheqjet me kusht të votimit të ndryshimeve kushtetuese. Dhe menjëher pas opozita e ndryshoi kursin e saj për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për të cilat ne gjithashtu ram dakord. BE dhe SHBA-të duan një Maqedoni stabile, një rajon stabil, ndaj nuk duhet ti shtojmë problematikat por duhet ti menjanojmë dhe të shohim drejt së ardhmes”, deklaroi Ahmeti.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago