Categories: RAJON

Zjarr i madh në Aleksandropoli të Greqisë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Aleksandropolin në Greqi. Zjarri nisi në orët e para të së shtunës ndërsa sot në ditën e dytë flakët po dalin jashtë kontrollit për shkak të erërave të forta.

Sipas mediave greke, zjarri tashmë po përhapet në drejtim të qendrave të banuara Loutro dhe Agnadia.

Ndërkohë, në zonat e tjera të banuara Pefka dhe Aetochori janë djegur 9 banesa. Deri më tani nga zjarri në Aleksandropoli nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në betejë për të fikur flakët janë angazhuar mjete nga toka dhe nga ajri. Por vendosja e tyre nën kontroll ka qenë e vështirë.

Zjarrfikësit i druhen përkeqësimit të situatës sepse sipas meteorologëve, gjatë ditës së sotme shpejtësia e erës do të pësojë rritje. Kjo do të ndikojë negativisht duke përhapur më shumë flakët e zjarrit. /tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago