Categories: BOTA

Vazhdojnë zjarret në Kanada, dyfishohet numri i të evakuuarve në provincën e prekur

Zjarret në pyjet e provincës perëndimore të Kanadasë, British Columbia, u intensifikuan të shtunën. Po ashtu, u dyfishua edhe numri i njerëzve për evakuim sa ishte i një dite më parë, pasi autoritetet paralajmëruan për ditë të vështira në vijim.

Provinca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të premten për të pasur fuqi të përkohshme për të trajtuar rreziqet e lidhura me zjarrin, pasi zjarret jashtë kontrollit shpërthyen në brendësi të, British Columbia, duke mbyllur pjesërisht disa seksione të një autostrade kryesore midis bregut të Paqësorit dhe pjesës tjetër Kanadanë perëndimore, dhe ka shkatërruar shumë prona.

“Situata aktuale është e zymtë,” u tha gazetarëve të shtunën kryetari i provincës, Daniel Eby, duke thënë se rreth 35,000 njerëz ishin nën një urdhër evakuimi dhe 30,000 të tjerë ishin nën një alarm evakuimi.

Eby tha se provinca ka nevojë të madhe për strehim për të evakuuarit dhe zjarrfikësit dhe urdhëroi një ndalim të udhëtimeve jo thelbësore për të vënë në dispozicion më shumë strehimin e përkohshëm. Zyrtarët u kërkuan gjithashtu banorëve që të shmangin përdorimin e dronëve në zonën e zjarrit, duke thënë se kjo mund të pengojë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Zjarri është përqendruar rreth Keloëna, një qytet rreth 300 kilometra në lindje të Vankuverit, me një popullsi prej rreth 150,000 kilometra. Zjarret në pyje nuk janë të rralla në Kanada, por ky sezon llogaritet si më i keqi atje ndonjëherë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago