Categories: SHOWBIZ

Skandali i ngacmimit seksual, gjykata i jep dritën jeshile paditësve të Michael Jackson

Dy prej akuzuesve të Michael Jackson për ngacmim seksual do të paraqiten në gjykatë. Një gjykatë e Kalifornisë ka lejuar që të vazhdojë ndjekja e padive, raporton “TMZ”.

Gjykata e apelit ka rinovuar dy padi kundra kompanisë së produksionit të mbretit të pop-it. Njëra nga James Safechuck dhe tjetra nga Wade Robson të cilët e akuzojnë Jackson për ngacmim seksual kur ata ishin fëmijë.

Asokohe, Safechuck dhe Robson paditën korporatën e Jackson, MJJ Productions por më 2021 Gjykata Superiore në Los Anxheles i rrëzoi paditë sepse kompania nuk kishte detyrë ligjore për të mbrojtur dy personat në fjalë apo këdo tjetër nga artisti pasi nuk kishte kontroll mbi të.Robson thotë se Michael e ngamconte seksualisht nga mosha 7-14 vjeç. Safechuck tregon se ishte 10 vjeç kur e njohu këngëtarin gjatë xhirimeve për një reklamë. Sipas tij, Michael e merrte shpesh në dhomën e tij për akte seksuale që zgjatën rreth 4 vjet.
Në filmin “Leaving NeverLand” nga HBO, dy akuzuesit thanë se korporatat dështuan në mbrojtjen e tyre ndaj abuzimit seksual. Tashmë, çështja ndaj Michael Jackson dhe kompanive të tij do të shkojë sërish në dyert e gjykatës./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago