Categories: BOTA

BE mbush rezervat me gaz

Rezervat me gaz natyror të Bashkimit Evropian janë mbushur deri në 90 për qind të kapacitetit, shumë kohë para 1 Nëntorit, datës së caktuar për mbushjen e rezervave – duke e bërë BE-në që të jetë “e përgatitur mirë”, tha komisionarja evropiane për energji.

Mbushja e shpejt e depove të rezervave nënkupton se blloku evropian “është në një pozitë shumë më të qëndrueshme sesa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, kur pushtimi rus i Ukrainës ngriti çmimet e energjisë, tha komisionarja evropiane për Energji, Kadri Simson.

Kriza e shkaktuar nga lufta e Rusisë detyroi BE-në që të miratonte ligj të ri, sipas të cilit, rezervat prej 90 për qind me gaz duhet të mbushen çdo vit deri më 1 nëntor.

Para se Moska të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, importet ruse të gazit natyror në BE përbënin pothuajse gjysmën e importeve të bllokut.

Edhe pse gazi rus nuk është subjekt i sanksioneve që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës, blloku ka ulur importet ruse nën 10 për qind, ndërkaq Moska ndërpreu furnizimet e saj me energji.

Kjo lëvizje fillimisht rriti çmimet energjisë, por më pas ato ranë kah fundi i vitit, teksa Evropa përfitoi nga dimri i butë dhe më shumë gaz u importua nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindja e Mesme.

Sa i përket rezervave të shteteve veç e veç ndryshojnë. Spanja ka mbushur 99 për qind të kapaciteteve, Franca 88, ndërkaq Letonia 77 për qind.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se duke pasur 90 për qind të rezervave të mbushura, BE-ja ka gaz të mjaftueshëm për të mbuluar një të tretën e nevojave të saj gjatë dimrit. /REL

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago