Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Rrëfehet vajza shqiptare e martuar me maqedonas: Më shiti familja 3 mijë euro se ju ngela në shtëpi!
    RAJON

    Rrëfehet vajza shqiptare e martuar me maqedonas: Më shiti familja 3 mijë euro se ju ngela në shtëpi!

    19/08/2023
    Facebook Twitter Email

    Vajzat shqiptare nga zonat veriore të Shqipërisë vazhdojnë martesat me beqarët e moshuar maqedonas në rajonet periferike dhe malore të Maqedonisë. Kjo dukuri vitetet e fundit është rritur shumë, ndërsa në procesin e realizimit të lidhjeve ekzistojnë edhe fakte për cënim të lirisë së vajzës shqiptare në mënyrë të dhunshme, duke e shitur atë si skllave në Maqedoni. Vajza nga Mirdita, Shkodra, dhe nga vendet të tjera nga veriu i Shqipërisë detyrohen të martohen me të huaj pasi ekziston ende mentalitet patriarkal në familjet e tyre se vajza pasi të mbushë moshën duhet të martohet.

    Nuk ka fshat në Pellagoni duke u nisur nga fshati më veriperëndimorë i Manastirit e deri në fshatrat malore të Velesit që të paktën mos ketë të martuar 2 nuse nga Shqipëria, kështu që numri i tyre sillet nga 300 deri në 500 vajza që janë martuar për “beqarë të vjetër” maqedonas të këtyre zonave.

    Një viktimë e kësaj tragjedie është edhe 25-vjeçarja nga zona Mirditës, e cila rrëfen ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA pa zbuluar identitetin e saj përjetimin e dhimbshëm dhe martesën e kobshme për një të moshuar maqedonas në zonën e Prilepit.

    “Nuk dua të flas për një përjetim të tillë të zi që më ka ndodhur. Më ka shitur familja për 3 mijë euro, sepse i ngela në shtëpi. Punën e kryejnë sekserët sidomos nga Shkodra që merren me biznesin e tillë. Jam e martuar në një fshat periferik maqedonas për një burrë të 50-tave sllavomaqedonas. Jam me fat të zi dhe nuk dij çfarë të bëj. Jam e maltretuar vazhdimisht dhe më shahet nëna shqiptare në çdo cep. S`kam ç`të bëj dhe dua të përcjellë një porosi se shumë vajza shqiptare po përjetojnë të njëjtin fat”, – rrëfen 25-vjeçarja.

    Ajo apelon që shteti shqiptar të ndalojë këtë dukuri të ‘përdorimit’ të femrës shqiptare, sepse sipas saj, bëhet fjalë për krim të organizuar dhe cënim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare.
    (el.me/INA/BalkanWeb)

    Previous ArticleDita Botërore Humanitare: 753 milionë njerëz jetojnë në varfëri të skajshme
    Next Article Njihuni me policin kosovar më IN të momentit, rrëmbeu vëmendjen e vajzave në rrjetet sociale

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.