Categories: MAQEDONI

Ndryshimet kushtetuese, Ruzhin: Në negociata diplomatike duhet të ketë një kompromis

Ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin në një prononcim për Indeks.mk, lidhur me seancën parlamentare ku në rend dite janë ndryshimet kushtetuese – thotë se Mickoski po ua “dikton” mendimin deputetëve dhe anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, edhe pse në këtë formacion politik jo të gjithë mendojnë njëjtë.

“Supozoj se të gjithë deputetët, të gjithë anëtarët e VMRO-DPMNE-së nuk mendojnë kështu, por këtu sundon sistemi piramidale, sistemi hierarkik, si thonë ata që janë në krye dhe ashtu do të jenë akte. Të gjithë duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë e faktit që mund të na ndalojnë rrugëtimin drejt BE-së, ose që përhapin lajme të rreme me premtime po ashtu të rreme se diçka mund të ndryshojë. Në diplomaci, në negociata diplomatike duhet të ketë një kompromis, sepse asnjëra palë nuk dëshiron të ndihet humbëse”, deklaroi Ruzhin.

Në Parlament sot fillon seanca në të cilën e vetmja pikë e rendit të ditës është Propozimi për qasje në ndryshimin e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Rregullores së Parlamentit, debati zgjat maksimum dhjetë ditë pune dhe nëse është ashtu, duhet të përfundojë më 31 gusht. Një deputet mund të flasë disa herë për gjithsej 20 minuta, dhe koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në kërkim mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në total. Vendimin për qasje në ndryshimin e Kushtetutës e merr Parlamenti me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra me 80 vota.(Indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago