Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Partitë e reja shqiptare, Analistët: Meritë ka edhe VMRO, qëllimi të dobësohet BDI dhe aleanca pro BE-së
    MAQEDONI

    Partitë e reja shqiptare, Analistët: Meritë ka edhe VMRO, qëllimi të dobësohet BDI dhe aleanca pro BE-së

    16/08/2023
    Facebook Twitter Email

    Në “operacionin” e krijimit dhe formimit të partive të reja shqiptare “meritë” ka edhe opozitarja VMRO-DPMNE, vlerëson në një prononcim për Indeks.mk, gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend Aco Kabranov. Sipas tij, qëllimi i VMRO-DPMNE-së është që ta dobësojë partinë kryesore shqiptare në vend BDI-në e Ali Ahmetit, dhe me këtë edhe aleancën e forcave politike që janë pro rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian (BE).

    “Trendi i formimit të partive të reja në bllokun politik shqiptar, të ashtuquajturat parti “njeri”, pasi që ato formohen për kauzën dhe shpëtuar karrierën politike të një njeriu çon në drejtim të fragmentalizimit të elektoratit, ndërsa ky operacion kuptohet se nuk është i rastësishëm. Sigurisht se në këtë operacion ‘meritë’ ka edhe opozitarja VMRO-DPMNE e cila nuk fsheh se ka për qëllim ta dobësojë BDI-në si parti kryesore në bllokun politik shqiptar, dhe me këtë veprim dëshirohet që të dobësohet edhe aleanca e forcave politike që kanë për synim integrimin e vendit në BE”, tha Kabranov për Indeks.mk

    Edhe pse, shprehet ai, partitë e sapoformuara shqiptare janë deklaruar se janë për rrugëtimin e mëtejshme të vendit drejt BE-së, por siç thotë Kabranov: “nuk e dimë se sa të sinqertë janë në këto deklarime”.

    “Përveç afërsisë me VMRO-DPMNE-në u mungon edhe afërsia me ‘Levicën’ dhe të tregojnë se formimi i tyre ka cak tjetër, përveç betejës me BDI-në”, nënvizon ai.
    Ismet Ramadani nga Këshillit Euro-Atlantik i Maqedonisë konsideron se formimi i partive te reja gjithnjë po arsyetohet me pluralizmin politik të sistemit demokratik. Mirëpo, potencon ai, fare nuk po mendohet se a kanë shqiptarët kapacitet të duhura njerëzore për aq shumë parti politike.

    “Logjikshëm shtrohet pyetja te qytetarët se këto parti po formohen për interesa grupore dhe inate personale apo për të mirën e shqiptarëve. Sa i përket përcaktimit në diskursin euroatlantik nuk ka asnjë dyshim për orientimin e partive politike shqiptare. Prandaj VMRO-DPMNE nuk mund të ndikon në përcaktimin pro-perëndimor të partive shqiptare. Por partitë shqiptare duhet të jenë të kujdesshme që për interesa lukrative dhe pushtet ta ndihmojnë një politikë që e ndërpret ose e pengon rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut”, shprehet Ramadani.

    Numri i partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka arritur në nëntë, por ku numër nuk është përfundimtar bazuar në paralajmërimet për formimin edhe të dy partive tjera. Vetëm gjatë këtij muaji janë formuar dy parti.(Indeks.mk)

    Previous Article“Bechtel & Enka” mban sot Panairin e punësimit në Gostivar, pjesëmarrës dhe koordinatori i projektit, Artan Grubi
    Next Article Tronditëse në Maqedoni/ Babai 42-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij 7 vjeçe

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.