Categories: MAQEDONI

PËR NJË JAVË TRE AKSIDENTE: Sa janë të sigurt trotinetet elektrike?

Në mëngjesin e së hënës, në afërsi të Bit Pazarit, një veturë ka goditur një trotinet elektrik, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i trotinetit

Anëmsha SHABANI

Shkup, 15 gusht – Vetëm në një javë ka pasur tre aksidente të trotineteve elektrik vetëm në Shkup, ku drejtues të trotineteve janë përfshirë dhe lënduar në aksidente trafiku. Në mëngjesin e së hënës, në afërsi të Bit Pazarit, një veturë ka goditur një trotinet elektrik, ku si pasojë është lënduar një drejtuesi i trotinetit. Gjithashtu më 11 gusht, në kryqëzimin e rrugës “808”, në rrugën “15 Korpusi” dhe “Kiro Gligorov”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Citroen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.M.(57) nga Shkupi dhe një trotineti elektrik i drejtuar nga V.T.(28) nga Shkupi. Ndërsa më 7 gusht, në një kryqëzim pranë Katedrales, një makinë Audi goditi një shofer të një trotineti elektrik.
Qytetarët shprehen se nuk po ndihen të sigurt me trotinetet elektrike, për sigurinë e tyre më e drejtë është që të ecin në këmbë. “Kam frikë, mendoj se këtu duhet të ketë një korsi të duhur, që respektohen rregullat. Po dëgjojmë shpesh që ka aksidente. Në fillim kam udhëtuar edhe unë me trotinet elektrik, mirëpo po e shoh se nuk po respektohen ligjet, prandaj zgjedh të eci në këmbë”, deklaroi për KOHA, Avni Abazi, banorë i komunës së Çairit. Por përveç veturave, këtë verë ka pasur edhe një rast kur një veturë elektrike ka goditur një këmbësor, pas së cilës ka pësuar lëndime një grua 69 vjeçare. Pas incidenteve të fundit në lidhje me trotinetet elektrike, lind pyetja se sa të sigurta janë këto mjete transporti dhe a drejtohen sipas rregullave ligjore?

Sipas Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, drejtues i një trotineti elektrik mund të jetë personi i cili ka mbushur moshën 14 vjeç dhe drejtuesi nuk duhet të transportojë persona të tjerë në të. Sa i përket shpejtësisë së lëvizjes së një korsie për trotinet dhe biçikleta, ajo nuk duhet të jetë më e madhe se 25 kilometra në orë, ndërsa në shtegun e këmbësorëve nuk duhet të jetë më e madhe se gjashtë kilometra në orë. Sipas këtij ligji, për gati dy vjet (nga hyrja në fuqi e ndryshimeve) janë gjobitur mbi 90 shoferë të trotinetit dhe po aq persona janë lënduar në aksidente trafiku, ku për shkelje të dispozitave të Ligjit parashihen gjoba nga 50 deri në 120 euro.

Për shkak të ekonomisë, ky lloj transporti është bërë shumë i njohur si në botë ashtu edhe në Shkup, por mungesa e kulturës së komunikacionit dhe respektimi i rregullave ligjore e bëjnë trotinetin elektrik një nga mjetet më të pasigurta të transportit. E ndërsa ndërgjegjësimi për sjellje të përgjegjshme në trafik funksionon tek qytetarët, Ministria e Brendshme do të ketë një ngarkesë të shtuar për të vënë rregull tek drejtuesit e trotinetit elektrikë. Ndërkaq nga kompania “Bin Bin”, më 19 maj janë shpërndarë 500 trotinet elektrik në Shkup, mirëpo që nga maji, në Shkup ka një numër të madh të trotineteve të dëmtuar, hedhur dhe vjedhur nga papërgjegjësia e qytetarëve. (koha.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago