Categories: MAQEDONI

Në Qeveri, Kovaçevski dhe Grubi u ndanë certifikata pjesëmarrësve Shkollës për Liderë të Rinj

Shkup, 15 gusht/politiko.makdomen.net – Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, organizoi ndarjen e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit e Shkollës për Liderë të Rinj. Certifikatat u ndanë nga dy njerëzit e parë të Qeverisë, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe nga zëvendëskryeminstri i parë, Artan Grubi.

Mbi 50 pjesëmarrës nga kjo shkollë u pajisën me certifikata dhe njohuri të reja rreth temave të ndryshme për lidershipin, për realizimin e paqes ndërkombëtare, integrimin e vendit dhe bashkëpunimin, si dhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe përfitimet që kjo marrëveshje ka sjellë gjatë këtyre më shumë se dy dekadave.

Në një status të tij në Facebook, zëvendëskryeminstri i parë, Artan Grubi shprehu kënaqësinë e tij për ndarjen e certifikatave për liderët e rinj nga PFD.
“Ishte kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mirëpresim në ambientet e Qeverisë pjesëmarrësit e Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, të bashkëbisedojmë me ta rreth rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës, asaj të fqinjësisë së mirë, për perspektivën europiane të vendit që pa këto marrëveshje do të ishte e pamundur dhe t’u ndajmë certifikata për pjesëmarrje të suksesshme në këtë edicion.
Të gjithë kishin mbetur të kënaqur nga organizimi, tematika dhe sesionet e ligjërimit në Mavrovë, andaj mbetemi të përkushtuar që organizimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen për çështje jetike që brezi i ri nuk duhet t’i harrojë.
Ju uruam shumë suksese dhe qëndrojmë në përkrahje të plotë të tyre në sfidat e radhës!”, është shprehur Grubi.
Të kënaqur nga kjo eksperiencë e bukur, të gjithë këta të rinj u shprehën se kjo shkollë duhet të vazhdojë që t’i përhapi rrënjët e saj edhe në të ardhmen, për ta trashëguar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit apo veç më të kësaj tradite, tek të rinjtë e gjeneratave të ardhshme.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago