Zjarri në Prilep është ende aktiv, ndërsa mëngjesin e sotëm ka një zjarr të ri në fshatin Kërklja të Kriva Pallankës, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Nga aty bëjnë me dije se tre zjarrfikës kanë intervenuar me një mjet zjarrfikës për shuarjen e zjarrit në rajonin e Kriva Pallankës, ndërsa nga ora 08:00 është bërë një tjetër ekip prej katër personash me një automjet për terren nga “Osogovo”, degë e “Pyjeve Kombëtare”.
“Vazhdon aktiv zjarri në Prilep, ku digjet bari i thatë dhe pylli i degraduar me kërcell të ulët. Dje, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, janë aktivizuar tre avionë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët kanë bërë dy fluturime”.
“Në 24 orët e fundit, sipas informacioneve të QMK-së, janë raportuar gjithsej 23 zjarre në hapësirë të hapur, përfshirë zjarrin në rajonin e Kriva Pallankës”, thonë nga QMK.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…