Të hënën në ora 08:55 në policinë e Gostivarit është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Gostivarit e drejtuar nga S.L.(73) nga Gostivari dhe një veturë për pasagjerë “Shevrolet” me targa regjistrimi të Tetovës e drejtuar nga J.A.(57) nga Tetova. Pas aksidentit drejtuesit dhe pasagjerët e dy veturave janë transportuar në Qendrën Urgjente në Gostivar, ku është konstatuar se dy shoferët dhe pasagjeri J.L. në automjetin “Golf”, konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tek pasagjerët Sh.A. dhe J.J. janë konstatuar lëndime trupore. Me autorizim të prokurorit, në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi i Policisë së Gostivarit.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…