Ylli i muzikës botërore Dua Lipa është rikthyer përsëri për pushime në Shqipëri. Pasi u largua për disa ditë për pushime me të dashurin e saj Romain Gavras në Greqi, ajo ka zgjedhur sërish të vijë në jug të vendit tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua Lipa, teksa ka publikuar një fotografi me nënën e saj, Anesa Lipa, dhe ka treguar se ndodhen në Kep Merli. Duket se familjes Lipa nuk i ndahet zemra nga bregdeti shqiptar.Dua Lipa në fund të muajit korrik përkrah disa fotove shumë të bukura të realizuar buzë detit, shkroi “Home”, (në shtëpi), teksa e shoqëroi postimin edhe me një emoji me flamurin shqiptar.