Categories: MAQEDONI

“Peace Festival”, MPS: Dimension kreativ që ka për synim të gjallërojë jetën kulturore

Kushtrim Alla nga sektori për marëdhënije me publikun në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënije Ndërmjet Bashkësive, në një prononcim për mediat ka folur rreth organizimeve që bën kjo ministri në vigjilje të shënimit të 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Përveç, shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, Ministria e udhëhequr nga Artan Grubi për të dytin vit me rradhë gjithashtu organizon edhe “Peace Festival”, që do të organizohet në ditën kur edhe përfundon shkolla Liderë të Rinj.

Sa i përket “Peace Festival” Alla thotë se ky është një dimension kreativ që ka për synim të gjallërojë jetën kulturore në kryeqendrën e vendit.

Sipas tij ky festival do të bëjë bashkë në Sheshin Skenderbeu rininë e vendit dhe qytetarët më 13 gusht nga ora 21:00, njejtë siç bëri Festivali i Gastronimisë në Prishtinë, Koncerti i Ricky Martin në Tiranë, Ramë Lahaj në Ulqin.

“Ky edicion i Peace Festival do të sjell në Shkup emra të njohur të estradës muzikore, Noizyn, Yll Limanin, Mc Kreshën, & Lyrical Son, Ledri, Tuna dhe Bardhi. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që familjarisht të jenë prezent në Sheshin Skenderbeu më 13 gusht nga ora 21:00 për të festuar të arriturat e pakontestueshme të vendit”, ka thënë Alla para mediave./indeks.mk/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago