Categories: MAQEDONI

Belkis Latifi, apel të rinjve t’i bashkëngjiten Shkollës për Liderë të Rinj, “Peace Forum Dialogue”

Belkis Latifi nga Saraji i Shkupit është njëri nga personat që ka marrë pjesë në “Peace Forum Dialogue”, vitin e kaluar, ku është ndarë tejet I kënaqur, prandaj dhe u apleon të rinjve që të paraqiten edhe sivjet në këtë shkollë, që sipas tij, është i perfeksionuar në çdo aspekt.

Ai në prononcimin e tij thotë se nga kjo shkollë ka përfituar njohuri të mëdha lidhur me funskionim e shtetit dhe është ndarë tejet i kënaqur nga ligjeruesit.

“Si pjesmarrës i vitit të kaluar kam dalë shumë i kënaqur nga “Peace Forum Dialogue” pra “Shkolla për Lider të rinj” e cila është e vetmja që organizohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga kjo pjesëmarrje kam përjetuar një satifaksion të llojit të veçantë pasi që trajtimi i problemeve të ndryshme politike duke përfshirë mënyrën e organizimit dhe zhvillimit, që të gjitha janë të nivelit më të lartë të mundshëm, duke përfshirë dhe ata të cilët i shtjellojnë temat e kësaj shkolle, ku shumë prej ligjëruesve kanë qenë edhe më herët pjesë e ekzekutivit, pra aktivisht kanë qenë pjesë e politikbërjes në Maqedoninë e Veriut, të cilët gjithashtu janë edhe ligjërues nëpër universitete të ndryshme dhe janë njohës të mirë, specialistë dhe ekspertë të rrethanave politike dhe kemi pasur rastin që nga afër të njoftohemi me probleme të ndryshme politike, si dhe me detajet e marrëveshjeve të ndryshme, si nga Marrëveshja e Ohrit, ashtu edhe nga Marrëveshja e Prespës. Mendoj se është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë nga mosha 20 deri në moshën 30 vjeçare, pra është një mundësi që nuk duhet neglizhuar sepse ofron një bagazh të pasur me njohuri politike”, theksoi Latifi.download (2)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago