Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kush largohet nga Ali Ahmeti, e humb rrugën!
    MAQEDONI

    Kush largohet nga Ali Ahmeti, e humb rrugën!

    07/08/2023
    Facebook Twitter Email

    epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition’s revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ
    – Përvoja e deritashme ka treguar se BDI ka një rezistencë të natyrshme ndaj turbulencave të brendshme që e ka shkaktuar akëcili aktivist i saj, ndërsa ata që janë larguar nga Ali Ahmeti, praktikisht e kanë humbur rrugën, kanë përfunduar në margjina. Cilatdo motive të kenë qenë për t’u larguar, epilogun e kanë pasur dështimin.

    Shkruan: indeks.mk

    Një kohë më të gjatë ishim dëshmitarë të një pakënaqësie brenda BDI-së, artikuluar nëpërmjet një grupi që kishte marrë emrin “metaforik”. Pastaj BDI-ja, si një parti moderne e skenës politike te ne, origjinale për shumëçka në veprimin e saj, u ofroi mundësinë që “Të zjarrtit” kërkesat dhe idetë e tyre t’i artikulojnë nëpërmes organeve partiake, duke u dhënë pozicione të larta në hierarki, me qëllim të evitimit të përçarjeve të mëtutjeshme.

    E gjithë kjo dukej se zënkat do të mbeten “brenda familjes”, por, të pakënaqurit vazhduan veprimin dualist: sa brenda partisë, edhe më shumë në tubime, tribuna e media, duke trajtuar veten si jashtë partisë. Në këtë mënyrë, gjërat erdhën duke u kristalizuar: duke e parë veten më shumë jashtë se brenda. Vendimet e organeve partiake për të ndërprerë praktikën e veprimit të dyfishtë, çoi gjer në njëfarë realizmi te të pakënaqurit, për të krijuar subjekt të ri…

    Kjo, ndonëse në shikim të parë ishte më korrekte se të veprosh në mënyrë dualiste, hapi dilemat tjera. Si të veprohet jashtë si subjekt i ri e njëkohësisht të marrish me vete namin e BDI-së? Sadoqë pretendimet për një lloj ndikimi në nivel lokal i bënte pretenciozë, gjërat te BDI-ja nuk janë ashtu. Sepse, BDI-ja gjatë gjithë këtyre viteve ka vepruar si një parti ku figurë unifikuese ka qenë dhe mbetur lideri Ali Ahmeti. Sadoqë dikush mund të mos dojë ta kuptojë personalizimin e figurës së Ali Ahmetit në sukseset e kësaj partie gjer tani, ky është një fakt i pamohueshëm. Pikërisht sulmet ndaj tij nga të pakënaqurit e BDI-së, ishte loja me risk të lartë e tyre, sepse anëtarësia e gjerë e BDI-së nuk mund të konceptonte largimin nga Ali Ahmeti dhe bashkëngjitja atyre që kanë motive personale të pakënaqësisë, e jo programatike. Vetë grupi i përmendur nuk e kuptuan se është strategji e gabuar pretendimi për ndikim çfarëdoqoftë të ndonjë strukture të re që del nga BDI-ja, pa liderin historik të BDI-së.

    Situata shumë shpejt tregoi se me krijimin e subjektit të ri të ish-anëtarëve të BDI-së, janë bërë hesape pa hanxhiun, ose më saktë, një llogari shtëpie që nuk del në pazar. Sepse, një pjesë e të pakënaqurve nuk ishin të gatshëm të shkojnë gjer në ekstrem sa të ndahen nga BDI-ja, të vetëdijshëm se megjithatë, interesat dhe qëllimet politike realizohen aty ku është Ali Ahmeti. Konsolidimi i strukturave partiake përmes zgjedhjeve, dha sinjalin e qartë se kjo parti nuk mund të lëndohet nga individë ose grupe, ndaj dhe si pasojë pati kthjelljen e një pjesë e të pakënaqurve, të cilët vlerësuan se krijimi i subjektit të ri nuk është zgjidhja e duhur.

    Zaten, deri tash, përvoja ka treguar se BDI ka një rezistencë të natyrshme ndaj turbulencave brendshme që e ka shkaktuar akëcili aktivist i saj dhe ata që janë larguar nga Ali Ahmeti, praktikisht e kanë humbur rrugën dhe kanë përfunduar në margjina të jetës politike. Cilatdo motive të kenë qenë për t’u larguar, epilogun e kanë pasur dështimin.
    Se gjërat nuk janë aq të thjeshta, tregojnë edhe llogaritë e gabuara edhe sa i përket strategjisë së veprimit. Sepse nëse del nga një parti e madhe si BDI-ja, nevoja të çon të bësh bashkëpunim me ish-oponentët e deridjeshëm, e kjo dhe nuk është një gjë që kalon lehtë te elektorati. Përçarjet e reja brenda grupimeve opozitare që çojnë në bashkimin e atyre që deri dje nuk mund të shikoheshin me sy, e bën me shumë pikëpyetje efektin përfundimtar të tyre. Përveç kësaj, kanë dalë sheshazi edhe strategji veprimi me bashkëpunime të forcave politike nga blloku politik maqedonas, që kanë agjenda ose orientime të dyshimta, që e bëjnë edhe më problematike suksesin në elektoratin shqiptar, i cili ka orientim të qartë properëndimor.

    Previous ArticleDauti: BDI e vuri në sprovë serioze VMRO-në
    Next Article Hoxha fillon tubimin e nënshkrimeve, zbulohet edhe emri i partisë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.