Categories: SPORT

John Stones: “Pep ‘rishpiku’ trurin tim”

Futbollisti anglez, Johne Stones, pranoi se trajneri Pep Guardiola “rishpiku” trurin e tij, por në anën tjetër përmendi vështirësitë në përshtatjen me rolin e ri në mesfushë.

Pasi u bashkua në vitin 2016 nga Everton, ai u përdor si qendërmbrojtës dhe bëri më të mirën së bashku me Ruben Dias në zemër të mbrojtjes.

Por së fundmi, ai është zhvendosur në rolin e mesfushorit mbrojtës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Guardiola i besoi atij detyrën e re dhe mbrojtësi përshëndeti trajnerin e tij që e ndihmoi të vendosej dhe të përmirësohej në sistem.

‘’Mendova se e njihja futbollin mirë kur erdha. Pep më bëri të ndihem se nuk dija asgjë. Ai m’i hapi sytë aq shumë sa më ka ‘rishpikur’ trurin. Të jesh mbrojtës për Pep është kënaqësi. Ai pret shumë nga ne që të fillojmë të luajmë dhe është kënaqësi kur je stërvitur vazhdimisht, atë që ai dëshiron dhe e sheh se si funksionon. Më pëlqen shumë, po mësoj. Çdo vit ka diçka të re”, tha lojtari në një intervistë për Daily Mail.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago