Është hapur konkursi për inspektorë të rinj të tregut. Numri i të punësuarve në këtë drejtim do të jetë 27, duke e trefishuar po thuajse numrin total të kësaj pozite. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti.
“15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në Facebook.
Tutje ai ka shkruar se puna e inspektorëve ka përgjegjësi të lartë dhe përbën kontribut për vendin.