Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SHOWBIZ»Të gjithë e kanë zili! E veshur me bikini, gjyshja tregon barkun e saj të tonifikuar (FOTO)
    SHOWBIZ

    Të gjithë e kanë zili! E veshur me bikini, gjyshja tregon barkun e saj të tonifikuar (FOTO)

    03/08/2023
    Facebook Twitter Email

    Me kalimin e viteve, shumë njerëz bëhen më pak aktivë, duke preferuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të pushojnë. Por nuk është ky rasti i një gjysheje, e cila është në super formë dhe shkon kundër të gjitha pritshmërive që vijnë në moshë të saj.

    Është fjala për Julie Ford, 69 vjeçe, nga Britania e Madhe, e cila ka qenë aktive gjatë gjithë jetës së saj. Gjyshja është në formën më të mirë dhe nuk ka frikë të tregojë trupin e saj të jashtëzakonshëm.Ford ishte mësuese e edukimit fizik me kohë të plotë për dekada, dhe aktualisht jep mësim me kohë të pjesshme për fëmijët e shkollës së mesme. Përveç kësaj, ajo ka ligjëruar herë pas here edhe klasa të tjera ushtrimesh, si netball, vrap dhe çiklizëm.

    “Kam punuar shumë për të qenë në formë dhe shëndetshme, kështu që mund të dukem mirë”, tha Julie Ford në një intervistë, duke shtuar: “Dikur njihesha si zonja në fshat që ecja me biçikletë kudo me pothuajse asnjë rrobë, sepse do të vishja vetëm pantallona të shkurtra dhe bluza”.

    Duke bërë një jetë kaq aktive dhe të shëndetshme, ajo mori një tronditje kur u diagnostikua me kancer gjiri në fillim të 60-ave.

    “Kur ata thanë se ishte kanceri i gjirit në fazën e dytë, nuk mund ta besoja sepse ndihesha shumë e shëndetshme”, rrëfeu Ford.

    Pasi kaloi trajtimin për sëmundjen e saj, ajo u shërua plotësisht dhe iu kthye jetës së saj normale. Por këtë herë ajo dëshironte më shumë se kurrë ushtrimet në natyrë.Në ditët e sotme, Julie Ford poston shpesh video të shkurtra të saj duke u stërvitur, shpesh në vende ekzotike dhe vetëm e veshur me bikini.

    “Miqtë e mi me shaka më thonë se më urrejnë dhe më pyesin: “Pse dukesh kaq mirë?”, ka treguar ajo.

    Por sipas Fordit, gjërat janë mjaft të thjeshta. Sipas saj, të ndihesh mirë dhe të dukesh mirë janë sinonime.

    Previous ArticleMe Capital T s’bëri foto, kjo është përgjigja e Adrola Dushi-t
    Next Article Brenda shtëpisë luksoze të Morena Tarakut/ Zbulohet shifra marramendëse që i vodhën hajdutët: E dinin se ku ishin gjërat me vlerë… (VIDEO)

    Related Posts

    Aktorja e njohur më pranë publikut, prezanton projektet e saj më të fundit ndryshe

    08/06/2024

    Tayna thyen heshtjen pas 6 muajsh!

    04/06/2024

    “Kishin frikë që do ua marr burrat”- Adelina Tahiri habit me deklaratën

    30/05/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.