Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Pas pajtimit që ai bëri për çtensionim të situatës në veri të vendit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave që do të mundësonin largimin e kryetarëve nga komunat veriore.
Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin e punës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.
Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt-udhëzimin administrativ deri më 1 Shtator 2023.
Në vendim thuhet që grupi i pubës do të mbështetët nga zyra e BE-së, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja.
Pikërisht nga shpallja e zgjedhjeve duket të varet edhe heqja e masave për Kosovën nga BE-ja.
Ndërsa Kosova ka nënshkruar një marrëveshje katërpikëshe për përshkallëzimin e situatës në veri, masat ndaj saj nuk janë hequr, e për analistin Gazmir Rraci kjo është e çuditshme.
“Kosova ka filluar të zbatojë planin 4-pikësh, ka ulur prezencën e policisë në dhe përreth objekteve që ka qenë pika e parë dhe shumë e rëndësishme nga ana e Bashkimit Europian që është kërkuar”.
Konfidenciale është mbajtur edhe biseda ndërmjet kryeministrit Albin Kurti në takimin që javën e kaluar zhvilloi në zyrën e tij me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Takimi ishte paralajmëruar nga zyra e kryeministrit të mbahej në 21:30, por për shkak të ndryshimeve në axhendë, ishte mbajtur e kishte përfunduar para kësaj ore dhe për këtë mediat u njoftuan vetëm pas përfundimit të takimit.
Në asnjë njoftim nuk u zbulua se çka kishte biseduar Kurti me Sarrazinin.
Tv Klan
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…