Ky gol mban ende gjallë shpresat e Tiranës për të ëndërruar grupet e Conference League. Bardheblutë ia dolën për të shënuar një herë me anë të Kajna në goditjen e vetme drejt portës për të mbeten në lojë për kalimin në turin e tretë të kompeticionit.
Efikasitet i lartë nga ana e nënkampionëve, që duhet ta perfeksionojnë akoma dhe më shumë në takimin e ‘Air Albania’ javën e ardhshme. Në Stambollin e zjarrtë, ansambli i Orges Shehit tregoi nivel të lartë loje përballë një kundërshtari dukshëm më superior si në cilësi ashtu edhe në rezultat.
Humbja 3-1 erdhi si pasojë e gabimeve në prapavijën bardheblu, defekte që Shehi premton se nuk do të përsëriten në takimin e kthimit.
Tiranës i duhet të shënojë të paktën dy gola për ta dërguar sfidën në shtesa, ndërsa më shumë realizime do të shikonin skuadrën shqiptare në turin tjetër. Përballja nga ku do dalë edhe kundërshtari i këtij çifti në raundin e tretë mes Zeljeznicar dhe Neftçi Baku përfundoi në barazim 2-2.
Klan News
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…