Categories: RAJON

Shqipëri: Videoskandali i Safet Gjicit, SPAK pyet sërish Alma Kaçin

Njësoj si herët e tjera, me një kapele në kokë dhe një çantë në krahë, Alma Kaçi u paraqit sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetari Besar Bajraktaraj raportoi për Klan News se ajo është thirrur sërish nga prokurorët për t’u marrë sërish në pyetje pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit, u mor dje në pyetje.

“SPAK është duke kryer hetimet përfundimtare para se të çojë çështjen në gjykatë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçin”, raportoi gazetarja Bajraktaraj.

Prokuroria e Posaçme kërkon të dijë me shumë rreth videoskandalit, pra nëse ka patur persona të tjerë që e kanë nxitur për kamerën e fshehtë, apo sa i përket tenderit që flisnin mes të dyve.

Safet Gjici dhe Alma Kaçi u arrestuan për korrupsion pasiv dhe aktiv. Gjici është lënë në arrest me burg, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.

Ajo është paraqitur disa herë në dyert e gjykatës për të dhënë deklarime.

Ata u vunë në pranga pas një videoje me përmbajtje erotike të filmuar në zyrën e Gjicit, ku menjëherë më pas flasin për një tender./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago