Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»RAJON»Gjirokastër: Tunelet e periudhës komuniste kthehen në shërbime për turistët
    RAJON

    Gjirokastër: Tunelet e periudhës komuniste kthehen në shërbime për turistët

    24/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Disa tunele që u ndërtuan në Gjirokastër gjatë periudhës së komunizmit po kthehen në sipërmarrje të vogla turistike.

    Tunelet po vihen në shfrytëzim për të për të paraqitur vlerat e traditave shqiptare por edhe për të tregëtuar prodhime artizanale.

    Tunelet po pasurojnë ofertën turistike dhe po tërheqin interesin e turistëve vendas dhe të të huaj.

    closevolume_off
    Në nëntokën e një qyteti që duket sikur rrjedh nga kodrat në luginën e Drinos duket se fshihen mistere që zbulohen cdo ditë dhe e bëjnë më befasuese Gjirokastrën për mijëra turistë vendas dhe të huaj.

    Tunelet që u ndërtuan gjatë periudhës komuniste për strehimin e banorëve në rast të një sulmi imagjinar ajror po rihapen.

    Por kësaj here jo për të strehuar mbi bazë të listave banorët e lagjeve, por për të strehuar brenda tyre relike të periudhave të ndryshme, prodhime artizanale si dhe për të paraqitur vlerat më të mira të traditave shqiptare.

    “Kemi një muaj që e kemi hapur këtë tunel që ndohet poshtë kalasë dhe kemi ekspozuar shumë objekte të periudhave të ndryshme. Jemi të befasuar nga interesimi i turistëve”, thotë Manushaqe Zhuli.

    “Ky tunel mbart shumë shumë histori. Cdo gjë që është e përdorur nga banorët që nga shekulli XVII-të , këtu e gjen . Gjithë nostalgjikët kënaqen kur i shikojnë.”

    Manushaqja thotë se tuneli është më i gjatë , por për momentin kushtet e lagështirës nuk lejojnë ekspozime objektesh të tjera.
    Mendojmë qa ta plotësojmë tunelin pasi kushtet e lagështirës nuk na lejojnë për momentin të ekspozojmë objekte të tjera. Shumë shpejt do ta arrijmë pasi tuneli është edhe më i gjatë dhe ne kemi shume objekte.

    Zonja Zhuli thotë se në këtë tunel krahas objekteve që janë përdorur në shekuj nga familjet gjirokastrite ka edhe shumë objekte ushtarake të periudhave që nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe deri në ditët e sotme.

    “Kemi objekte ushtarake të Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore si pajisje të ushtarëve dhe veshje ushtarake të periudhave të ndryshme deri në ditët e sotme. Ka pasur interes të lartë të turistëve për t`i parë ato.”

    Në krah të tij një tunel i dytë është po aq befasues për turistët. Eva Yzo një artizane e ëmbëlsirave dhe pijeve tradicionale ka zgjedhur këtë vend të freskët për të ruajtur dhe tregëtuar prodhimet e saj.

    “Në momentin që prodhon dicka mendon direkt tregun : ku do ta shes? Duke ditur që produktet artizanale tërhiqen ishim në kërkim të një vendi ku ne t`i tregëtonim këto produkte dhe këtë mjedis e kishim vërejtur prej kohësh së bashku me bashkëshortin dhe morëm inisiativën për ta rijetëzuar.”

    Eva thotë se ruan traditën e përgatitjes në shtëpi të këtyre produkteve që ngjallin interes tek turistët.

    Gjirokastra ka mjaft emër në këto ëmbëlsira dhe pije tradicionale që shërbehen për mikëpritje dhe Eva thotë se e bën këtë gjë me plot pasion dhe dashuri.

    “Produktet tona kemi glikotë dhe rreçelrat, të parat, kemi likeret nga fruta të ndryshme me bazë artizanale rakinë tonë të rrushit dhe jo alkol të fabrikës. Brenda vendosim fruta të ndryshme si luleshtrydhet, qershitë petalet e trëndafilit, gjethet e mentes. Produkti që turisti gjen në dyqanin tim është i prodhuar si për familjen. Me të njëtën dashuri që e bën një ëmbëlsirë apo një pije për fëmijët për motrën ,vëllain të afërmit , me të njëjtën dashuri dhe pasion vjen në dyqan produkti”.

    Një tunel i tretë poshtë Xhamisë së Pazarit historik shfaq një tjetër botë të Gjirokastrës, atë të isopolifonisë, një mënyrë të kënduari që është pranuar edhe në listën e kryeveprave botërore të njerëzimit që mbrohen nga UNESCO.

    Turistët kanë mundësi të përjetojnë në tunelin e zërit isopolifoninë, por edhe të informohen për këtë vlerë të traditës popullore shqiptare.

    Dhjetë vite më parë Bashkia e Gjirokastërs hapi për vizitorët edhe një tjetër vendstrehim të periudhës komuniste, i cili mbetet nga zonat më të vizitura të qytetit.

    Tuneli i ndërtuar për udhëheqjen lokale komuniste të kohës është me përmasa gjigande krahasuar me vendstrehimet e vogla. Në 56 dhoma me një gjatësi gati 1km të eksplorur deri tani ishin projektuar aktivitetet e funksionarëve më të lartë lokalë në rasr të një sulmi ajror.

    Viki Naka , një nga guidat vendase tek i shoqëron grupet e turistëve thotë se tuneli u ndërtua për gati 22 vjet, qe nga viti 1963 deri ne vitin 1985, në një fshehtësi të plotë.

    Ndonëse tuneli ruan pak objeket pasi ai u grabit gjatë trazirave të dhunshme të 1997

    ai mbetet një nga dëshmitë më autentike të periudhës së “Luftës së Ftohtë”./VOA

    Previous ArticleKuvendi i Kosovës hap dyert sot për mërgimtarët
    Next Article Çfarë la pas moti i ligë në Shkup (FOTO)

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.