Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»E premtja tragjike për Shqipërinë, 11 persona vdiqën
    RAJON

    E premtja tragjike për Shqipërinë, 11 persona vdiqën

    22/07/2023
    Facebook Twitter Email

    E premtja e 21 korrikut ka qenë me një bilanc tragjik për Shqipërinë. Brenda një dite, 11 qytetarë kanë vdekur. Mes tyre kishte edhe të mitur, siç ndodhi në tragjedinë e liqenit të Banjës ku humbi jetën babai me dy djemtë dhe nipin.

    E para që humbi jetën dhe u raportua nga policia ishte një 70-vjeçare në Durrës. Ajo ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

    Sërish rreth orëve të drekës, policia shqiptare njoftoi një tjetër tragjedi. Një punëtor ra nga lartësia teksa punonte. Si pasojë e dëmtimeve ai humbi jetën në spital. Ngjarja ndodhi në Elbasan.

    Rreth orës 20:00, policia njoftoi për dy viktima të tjerë. Fillimisht një 68-vjeçar ndërroi jetë në Porto Romano të Durrësit. Ai po pushonte dhe gjendja e tij u përkeqësua sapo u fut në ujë.

    Nuk kaloi shumë dhe një tjetër pushues u raportua i vdekur. Bëhet fjalë për një 52-vjeçar i cili ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak në Tale të Lezhës.

    Pasdite në Himarë u regjistrua një aksident i rëndë. 40-vjeçari Renato Bushi ka humbur jetën pasi makina të cilën ai drejtonte doli nga rruga.

    Orët e vona të darkës do të pasonin me të tjera viktima. Një 58-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga makina në rrugën Elbasan-Peqin. Viktima në momentin e ngjarjes ishte duke lëvizur me një karrocë kali.

    Pas këtij aksidenti, policia do të raportonte për ngjarjen më të rëndë. 4 persona u nxorrën të pajetë nga liqeni i Banjës në Gramsh. Bëhet fjalë për Arben Zogun, rreth 46 vjeç, dy djemtë e tij, Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, si dhe kushëriri e tyre Melis Zogu, 20 vjeç. Ata u futën për t’u larë në liqen, por nuk mundën të dilnin dot. Buzë liqenit u gjetën dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit që u përkisnin viktimave.

    Por sërish tragjeditë do të vijonin. Kësaj here në Tiranë. Pak para se të mbyllej e premtja, policia shqiptare njoftoi për një aksident në fshatin Fortuzaj. Një person, ende i paidentifikuar, humbi jetën pasi Range Roveri ku udhëtonte ra në humnerë. /tvklan.al

    Previous ArticleFlet Messi pas supergolit: I lumtur që jam te Inter Miami
    Next Article Gruaja sulmon fizikisht ish-bashkëshortin, gjatë sulmit lëndohet fëmija i tyre

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.