Vëllai i Eraldo Musteqja, ka reaguar për herë të parë, pas raportimeve se ai ia dogji lokalin kinse Noizy, nuk i ka dhënë një pjesë ta pagës si dhe është lidhur me të fejuarën e tij.
Ai përmes një video tha se këto raportime nuk janë të vërteta, pasi ka biseduar vetë me vëllain e tij.
Ai tha se dikush është shtirur se është kushëriri i tyre dhe ka thënë se Noizy nuk i ka dhënë pagë për 4 muaj e ç’është më “banalja që ka thënë ai njeri është se Noizy paska shkuar me të fejuarën e vëllait gjatë asaj kohe”.“Nga komunikimi që kam pasur me vëllain tim këto kohë është se ky lajm është totalisht një shpifje, është totalisht e pavërtetë, shpifje e njerëzve pa punë që kërkojnë të nxisin konflikte dhe të prishin imazhin disi të njerëzve”, tha ai.
Ndërsa, ai u shpreh se ndihet keq për situatën e krijuar mes të dyja palëve.