Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Përçarje tek “Alternativa”, kërkohet shkarkimi i Bekim Salit dhe Zekirja Ibrahimit
    MAQEDONI

    Përçarje tek “Alternativa”, kërkohet shkarkimi i Bekim Salit dhe Zekirja Ibrahimit

    18/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Një “grup zjarri” ka shpërthyer edhe në partinë Alternativa. 1/3 e Kuvendit Qendror e revoltuar ka shprehur pakënaqësitë dhe vërejtjet nga udhëheqësia e partisë në përmbushjen e detyrave partiake që nga mbajtja e kongresit të fundit. Kryetari i degës së Tetovës, njëherazi edhe anëtar i Kuvendit Qendror të Alternativës, Dritan Bexheti, u shpreh se ka një vit e gjysmë që s’kanë të ndalur turbulencat e partisë e menaxhmenti assesi të reflektojë.

    “Nis me anashkalimin e strukturave, politikave të gabuara, qëndrimet joparimore, koncentrimin e fuqisë tek disa individë, sjellja e vendimeve nga një grusht njerëzish etj”, tha Dritan Bexheti, kryetar i Degës së Alternativës në Tetovë.

    Reagimi më i madh i të pakënaqurve ishte në adresë të sekretarit gjeneral, Zekirija Ibrahimi, për të cilin u tha se nuk është i denjë për ta ushtruar këtë detyrë për shkak të imponimit të emërimeve nëpër struktura, politikëbërja sipas disponimit ditor dhe inati politik ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe.

    “Qëkur e mori detyrën e Sekretarit të përgjithshëm bashkë me nënkryetarët e partisë, duke qenë në ekzekutiv dështuan në çdo premtim parazgjedhor, shkelën çdo parim që e promovuan dhe kësisoj duke revoltuar anëtarët dita ditës vetëm po tkurremi si subjekt, gjë që edhe anketat e fundit po e dëshmojnë”, theksoi Dritan Bexheti, kryetar i Degës së Alternativës në Tetovë.

    U tha po ashtu se u sakrifikuar e gjithë Alternativa vetëm e vetëm për ta shpëtuar karrierën politike të nënkryetarit Bekim Sali, andaj ky hrupacion vlerëson se është koha e fundit që Kryetari Afrim Gashi të veprojë dhe ta shkarkojë Zekirija Ibrahimin.

    Reaguan nga Alternativa, ku thanë se këto kërkesa nuk kanë arritur në parti në rrugë zyrtare dhe se dje vetëm dy nga ata që e kanë ftuar konferencë kanë qenë në selinë e Alternativës dhe e kanë shprehur këtë kërkesë vetëm gojarisht.

    “Edhe pse në parti nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për mbledhje ose kërkesë tjetër, kryetari Afrim Gashi ka ftuar mbledhje të Kryesisë Qendrore për 26 korrik 2023, që aty të diskutohet kjo temë dhe të vendoset a duhet të thirret edhe Kuvendi Qendror. AlternAtivA mbetet e hapur të diskutojë për secilën temë në organet e saj qendrore. Edhe tema e llogaridhënies është e pranueshme. Zaten ajo është bërë rregullisht nga drejtuesit e partisë, por ka ardhur koha që atë ta bëjmë edhe për kryetarët e degës dhe, veçmas, për ish funksionarët, disa nga të cilët – siç është edhe ish drejtori i Fondit Pensional – lënë shumë për të dëshiruar”, thonë nga Alternativa.

    Nga të pakënaqurit po ashtu u tha se u përshpejtua bashkëpunimi me Lëvizjen Besa për shkak se sipas tyre, asnjë hap i mëtejshëm me Lëvizjen Besa nuk u realizua, si grupi parlamentar dhe anëtari i KSHZ-së.

    Previous ArticleLinjat e saj trupore janë në top formë, por shikojneni çfarë ushqimi të rëndë ha Xhuli për mëngjes!
    Next Article “Vuan nga leucemia”, Wanda Nara reagon për herë të parë pas lajmeve në mediat e huaja

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.