Categories: RAJON

Shqipëria perla e fshehur e Mesdheut/ Mediat skoceze dhe amerikane rekomandojnë Shqipërinë për turizëm

Shqipëria, një nga 10 vendet më të mira për t’u eksploruar nga skocezët. Me këtë titull e nis artikullin e saj kushtuar turizmit, gazeta skoceze “The Herald”. Për skocezët, Shqipëria është klasifikuar si perla e fshehur e mesdheut.

“E anashkaluar prej kohësh, Shqipëria tani po shfaqet si një destinacion unik dhe emocionues për turistët skocezë, falë disponueshmërisë së shtuar të fluturimeve.Si një nga perlat e fshehura të Evropës, ky vend ballkanik mbetet kryesisht pa turma, duke ruajtur një autenticitet të humbur shpesh në destinacione më të njohura”, shkruhet me tej në artikull.

Përzierja e plazheve mesdhetare, me rërë dhe guralec, arkitektura osmane dhe peisazhet mahnitëse malore, janë ato që mund të eksplorohen nga turistët.

Shkrimi i “The Herald” vijon më tej me “Dhjetë Mrekullitë e Shqipërisë”, nga zonat bregdetare, deri në në pikat e nxehta historike. Gazeta dhe website më i vjetër në Skoci shkruan se Shqipëria është një mikrokozmos i vërtetë i Mesdheut, që përfshin plazhe të pacënuara, monumente historike dhe jetë nate të gjallë brenda kufijve të saj.

Artikulli ndalet në plazhet e Dhërmiut, që u ofron vizitorëve rërë të bardhë të pacënuar, ujëra të pastër kristal dhe bukuri natyrore të paprekur. Për të vijuar më pas me Beratin, qytetin e UNESCO-s, Butrintin, por edhe Piramidën e Tiranës tashmë të transformuar.

Por jo vetëm kaq, një tjetër agjenci digjitale turistike është ndalur tek turizmi shqiptar që e cilëson si “Maldivet e Europës”, dhe shumë pak e kushtueshme për t’u vizituar.

“Travel of path” shkruan se Mesdheu është destinacioni veror i preferuar për miliona amerikanë. I famshëm për ujërat e tij kristal të pastër, fshatrat piktoreske bregdetare dhe kombet tepër të lashta, rajoni po përgatitet për një rritje rekord të turizmit këtë sezon.

Plazhi i vogël i Ksamilit është cilësuar si “Maldivet e Europës”, që amerikanët duhet ta vizitojnë patjetër këtë vit dhe që sipas “The Travel of Path” po njeh një rritje shumë të madhe turistësh.

Tv Klan

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago