Categories: BOTA

Mijëra të evakuuar në La Palma për shkak të zjarreve

Mbi 4,200 vetë u evakuuan, por shumë banorë të tjerë po refuzojnë të largohen nga shtëpitë

Mijëra banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në La Palma në Ishujt Kanarie ndërsa zjarrfikësit përpiqen të vënë nën kontroll një zjarr. Flakët filluan të përhapen herët të shtunën dhe deri më tani kanë djegur një sipërfaqe prej 4,500 hektarësh dhe dhjetëra banesa.

Rreth 400 trupa nga agjenci të ndryshme të emergjencave ndodhen në terren duke shuar flakët. Zyrtarët thanë se mbi 4,200 vetë u evakuuan, shumë të tjerë po refuzonin të largohen.

Fernando Clavijo, kreu i qeverisë rajonale të Ishujve Kanarie, tha se banorët po bëjnë “rezistencë për të braktisur shtëpitë” dhe nënvizoi se parësore është shpëtimi i jetëve.

Zjarri filloi në zonën e El Pinar në komunën veriperëndimore Puntagorda, përpara se të përhapej në jug drejt qytetit të Tijarafe. Flakët u përhapën për shkak të shpejtësisë “së erës, kushteve klimatike si dhe valës së të nxehtit që ka goditur Europën”.

Të shtunën vonë, ai tha se përparimi i tij ishte ngadalësuar, por se ai mbeti jashtë kontrollit. Dy hidroavionë po përdoren për të shuar zjarrin.

Ushtria spanjolle ka dislokuar 150 zjarrfikës. Kryqi i Kuq ka ngritur gjithashtu një strukturë për të ndihmuar të evakuuarit.

Zjarri po përhapet ndërsa një valë i nxehti ka sjellë temperatura ekstreme në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Kjo gjendje pritet të vazhdojë edhe në javën e ardhshme.

Klan News

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago