Categories: RAJON

Tensionet Kosovë-Serbi, Begaj në Slloveni: Të ndihmojmë për dialogun, stabiliteti nuk jepet falas

Gjatë një vizitë zyrtare në Slloveni, Presidenti Bajram Begaj riktheu sërish vëmendjen te nevoja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, teksa i bëri thirrje vendeve të shpenzojnë energjitë e tyre për të ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ka stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Stabiliteti nuk jepet falas, duhet punuar për ta pasur dhe për fatin e keq situata në veriun e Kosovës, situata e kohëve të fundit na tregoi që stabiliteti është shumë i rëndësishëm. Politika e eskalimit për të deeskaluar është një politikë e ditës, e cila i shërben politikanëve për të fituar zgjedhjet e radhës, por kurrsesi nuk i shërben prosperitetit të vendeve të përfshira. Në vend që të harxhojmë energjitë tona për të deeskaluar situatën e eskaluar, të harxhojmë energjitë tona për të punuar për të implementuar atë dakordësi publike që liderat e Kosovës dhe të Serbisë kanë pranuar në Bruksel dhe anekset e miratuara në Ohër”, tha Begaj.

Të njëjtin qëndrim ndau edhe homologia e tij, Presidentja e Sllovenisë Pirc Musar për tensionet në veri të Kosovës, teksa i bëri thirrje Beogradit të zbatojë marrëveshjen duke mos penguar Kosovën në institucionet ndërkombëtare: “Një retorikë shumë e ashpër nga të dyja palët, vetëm dialogu mund të zgjidhë çështjet. Të dy liderët të ulen e dialogojnë dhe duhet të respektohen marrëveshjet e nënshkruara dhe premtimi i Serbisë që nuk do ta pengojë Kosovën në institucionet ndërkombëtare”.

Sllovenia mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në përafrimin e tyre drejt rrugës së Bashkimit Europain pohoi Presidentja Musar, teksa kërkoi nga BE përshpejtimin e pranimit të atyre vendeve që avancojnë në kriteret e vendosura.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago