Categories: SPORT

Zbulohet se si Vinicius JR e Rodrygo “tradhëtuan” Barcelonën

Andre Keri, agjenti i Vitor Roke, shpjegoi në programin ‘El Larguero’ çelësat e nënshkrimit të sulmuesit të ri brazilian 18-vjeçar nga Atletiko Paranaense, por vëmendje më shumë mori ‘tradhtia’ që miqtë e tij ia bënë pas marrëveshjes së Vinisius Junior me Barcelonën dhe pastaj transferimit te Real Madridi. Vitor Roke, të cilit Barça i ka vënë një klauzolë prej 500 milionë, ka nënshkruar për Barcelonën deri në vitin 2031 në një transferim që ka kushtuar 30 milionë euro plus 31 milionë euro bonuse.

Megjithatë, Andre Keri kujton se Vinicius Jr dhe Rodrygo Goes ishin një hap larg nënshkrimit për Barcelonën dhe në fund përfunduan te Real Madridi.

“Vinicius Jr u nënshkrua nga Barça. Dy agjentët e lojtarit ishin miqtë e mi shumë të ngushtë. Kjo çështje ishte tashmë e pranishme për ne, por në sekondën e fundit miqtë e mi më tradhtuan mua dhe klubin. Ne nuk kemi folur me njëri-tjetrin që nga viti 2017. Vinicius është cule (tifoz katalunas). Po, cule, cule. Mund të them se ai qau pas rikthimin 6-1 të Barçës kundër PSG-së”, shpjegoi Keri në vitin 2021. Në programin ‘El Larguero’ ditën e djeshme, Keri rrëfeu historinë e nënshkrimit të Vinicius nga Barcelona, duke shtuar opsionin e ardhjes së Rodrygo.

“Ne i kishim dy lojtarët shumë të kontrolluar. Vinicius është subjekt i tradhtisë, sepse njerëzit shumë të afërt me mua në nivel personal na tradhtuan në fund. Rodrygo ishte i lidhur, por klubi në fund vendosi të mos e nënshkruante atë. Çështja Vinicius ishte rregulluar e gjitha dhe Madridi mësoi se ai ishte në Barcelonë dhe e ftuan të shkonte në Madrid, por në Madrid as nuk e njihnin. Vinicius shkoi në Madrid sepse ata zgjodhën agjentët e tyre. Ne kishim punuar tri vjet për nënshkrimin dhe agjentët e tij na tradhtuan. Vinicius më tha se ishte kulmi. Ai qau me fitoren 6-1 të Barçës ndaj PSG. Më tha vet, nuk e di nga të tjerët”, shtoi Keri për dështimin e nënshkrimit të Vinicius për Barcelonën.

Në lidhje me operacionin e Rodrygos me Barcelonën, agjenti shpjegoi.

“Rodrygo ishte i lidhur, por Barça vendosi të mos hynte në garë. Ne po flisnim me Vinicius, por kur ai na tradhtoi, shkuam për Rodrygon. Për mua, Rodrygo është më i kompletuar se Vinicius. Ne shkuam në Santos për të negociuar për të, ne nuk e mbyllëm marrëveshjen dhe Real Madridi mbërriti me shumë më tepër fuqi financiare. Babai i tij më tha se nëse do ta rregullonte atë mes Santos dhe Barcelonës, Rodrygo do të shkonte në Barcelonë për më pak para”, përfundoi agjenti brazilian.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago