Situata në basketbollin e femrave në Shqipëri prej vitesh duket e zymtë. Kjo duket edhe në numrin e vogël të skuadrave pjesëmarrëse në kampionat: Vetëm 7 të tilla, duke bërë që të mungojnë lojtaret.
Kjo u vërtetua së fundi nga tërheqja nga kompeticioni Europian i kombëtares U-20, për shkak se nuk ka lojtare të mjaftueshme.
“Fakt: Ekipi U-20 vajza nuk mundi të organizohej këtë vit (2023) për arsye të kontigjentit të ulët të lojtareve aktive në kampionatet kombëtare me datëlindje 2003-2004”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga Federata Shqiptare të Basketbollit, që sqaroi tërheqjen e ekipit U-20 nga Europiani.
closevolume_off
Kjo deklaratë e FSHB erdhi pas vendimit që ajo mori për të rritur tarifat e regjistrimit të lojtareve të huaja dhe reduktimit të numrit të tyre në fushë: Vetëm 3 të tilla. “FSHB nuk ka patur dhe s’do të ketë kurrë një qasje negative ndaj lojtarëve të huaj, por ne kemi si detyrim zhvillimin e basketbollit në Shqipëri”, shkruan FSHB.
“Kjo ka të bëjë edhe me nivelin e lojës, por më shumë pe përhapjen e basketbollit në Shqipëri, rritjen profesionale të lojtareve dhe trajnerëve, me qëllim përfaqësimin sa më dinjitoz në ekipin kombëtar”, sqaron më tej Federata e Basketbollit.
Shqipëria synonte të përfaqësohej me 6 ekipe moshash në kampionatet Europiane të kësaj vere: U-16, U-18, U-20, djem e vajza, pa përmendur kombëtaren e të rriturve. Gjithsesi, tashmë është fakt që kombëtarja U-20 vajza nuk do të përfaqësohet këtë vit.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…