Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Weber: Gjuha jodiplomatike e Gërvallës në Dubrovnik përkeqëson edhe më tej pozitën e Kosovës
    RAJON

    Weber: Gjuha jodiplomatike e Gërvallës në Dubrovnik përkeqëson edhe më tej pozitën e Kosovës

    12/07/2023
    Facebook Twitter Email

    “Në aspektin e sigurisë, BE është një tigër prej letre pa SHBA-në dhe NATO-n”. Kjo është një prej fjalive të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, nga fjalimi i mbushur me kritika të cilin e ka lexuar në Forumin e Dubrovnikut në praninë e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak dhe atij të SHBA-së, Gabriel Escobar. Shefja e diplomacisë kosovare gjithashtu ka prezantuar edhe disa matje të opinionit publik, që sipas saj tregojnë një rritje të madhe të skepticizmit ndaj ndërmjetësimit që po ia bën BE-ja dialogut Kosovë-Serbi. Gërvalla hapur kërkoi largimin e Lajcakut duke thënë se ka nevojë për “strategji të re dhe emra të rinj”.

    Shkruan: Besnik Velija

    Por a është Kosova në një pozitë të tillë për të dhënë qëndrime të tilla në forume ndërkombëtare? Lidhur me këtë për Gazetën Express ka folur analisti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bodo Weber.

    Weber thotë se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka pjesërisht të drejtë kur thekson faktin se BE-ja është e kufizuar në vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ndarjeve dhe kufizimeve të brendshme.

    Megjithatë Weber thotë se Gërvalla është gjithashtu pjesërisht e gabuar, meqë sipas tij përpjekja për të bërë një ndasi në mes të BE-së dhe SHBA-së duket që ka humbur thelbin, meqë sipas tij, përplasja e Kosovës me Perëndimin është shkaktuar pikërisht nga politika e gabuar e BE-së dhe SHBA-së me Kosovën dhe Serbinë dhe më gjerësisht në rajon.

    Eksperti gjerman nga DPC thotë se dhënia e deklarimeve të tilla jodiplomatike nga kryediplomatja Gërvalla e dobësojnë edhe më shumë pozicionin e Kosovës.

    “Por të japësh deklarime të tilla jodiplomatike në një forume të tillë e dobëson edhe më tej pozicionin e Kosovës”, ka thënë Weber për Gazetën Express.

    Ministrja Gërvalla ka pasur kritikë të hapur për mënyrën e lehtësimit të dialogut nga Bashkimi Evropian. Por, a është vetëm faji i BE-së që zbatimi i planit franko-gjerman ka ngecur? Weber thotë se kriza aktuale në dialog është para se gjithash rezultat i një qasje krejtësisht të gabur të BE-së dhe SHBA-së në dialog deh në marrëveshjen aktuale bazë. Sipas tij, Washingtoni dhe Brukseli kanë pasur një qasje të çekuilibruar ndaj Kosovës dhe Serbisë, bazuar në një politikë qetësuese ndaj Vuçiqit.

    “Do të thotë, edhe sikur qeveria e Kosovës të kishte vepruar 100% korrekte dhe të mençur, Kosova do të ishte ende në këtë pozitë të pafavorshme, dhe zbatimi i marrëveshjes bazë me siguri do të kishte dështuar gjithsesi”, ka thënë Weber për Express.

    Përgjegjësi për situatën e krijuar, Weber thotë se sigurisht ka edhe Qeveria Kurti meqë sipas tij ka vepruar gabim, në mënyrë specifike me serbët e Kosovës dhe veriun, jo vetëm me këmbënguljen për vendosjen e kryetarëve të rinj në veri, gjë që çoi në përshkallëzim të situatës, por edhe me targat gjatë vitit të kaluar.

    Analisti gjerman thotë se në këtë mënyrë, Kosova jo vetëm që e ka përkeqësuar pozitën e saj edhe ashtu të padrejtë, por edhe e ka forcuar bindjen e gabuar të perëndimorëve se komplikimet në procesin e dialogut ishin të gjitha për fajin e Kosovës.

    “Fillimisht, më lejoni të theksoj se jam thellësisht i bindur se kriza aktuale në dialog është para së gjithash rezultat i një qasjeje krejtësisht të gabuar të BE-së dhe SHBA-së në dialog dhe me marrëveshjen aktuale bazë dhe të Ohrit, bazuar në një çekuilibër në qasjen ndaj Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në një politikë qetësuese ndaj Vuçiqit. Do të thotë, edhe sikur qeveria e Kosovës të kishte vepruar 100% korrekte dhe të mençur, Kosova do të ishte ende në këtë pozitë të pafavorshme, dhe zbatimi i marrëveshjes bazë me siguri do të kishte dështuar gjithsesi. Por brenda kësaj kornize edhe qeveria Kurti ka vepruar gabim, veçanërisht në raport me serbët e Kosovës dhe veriun, jo vetëm me këmbënguljen për të ulur kryetarët shqiptarë që pashmangshmërisht çoi në përshkallëzimin e dhunshëm të fundit, por edhe në shtyrjen përpara të çështjes së targave vitin e kaluar. Në këtë mënyrë, Prishtina jo vetëm që e ka përkeqësuar pozitën e saj edhe ashtu të padrejtë, por edhe ka forcuar bindjen e gabuar të aktorëve perëndimorë se komplikimet në dialog ishin të gjitha për fajin e Prishtinës, duke e dëmtuar veten dhe duke ndihmuar Vuçiqin. Për të mos folur për pozitën e tmerrshme që kontributi i Prishtinës në përshkallëzimin i ka futur qytetarët serbë në veri.”, ka përfunduar Weber për Gazetën Express.

    Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut, ka thënë se BE-ja s’mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë dhe se pa SHBA-në dhe NATO-n është një “tigër prej letre”.

    “Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe ajo që ne pyesim veten është: A është BE-ja ajo që mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë?Mendimi im është që BE-ja nuk mundet. Të njëjtën gjë e tha para pak ditësh edhe një prej analistëve më të rëndësishëm gjermanë. Ajo nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitet për ta garantuar sigurinë. Arsyet janë të qarta: mungon vullneti politik, mospajtimet brenda Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe sa i përket sigurisë, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre. BE-ja e di këtë dhe prandaj vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit”, ka thënë Gërvalla.

    Ky fjalim i saj ka nxitur reagime të shumta, sidomos për përdorimin e shprehjes “tigër prej letre”, e cila është një shprehje kineze e përdorur nga Mao Zedung kundër SHBA-së./GazetaExpress/

    Previous ArticleKjo ishte surpriza e Kiarës për ditëlindjen e Luizit
    Next Article Përgjimet e Mimoza Kusarit, flet Kurti: S’kemi varësi nga Lista Serbe

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.