Ende pa dalë në kinematë botërore, aktorja Margot Robbie është shprehur se është e surprizuar nga interesi që po tregojnë fansat për filmin ‘Barbie’.
“Ne jemi shumë të emocionuar për këtë projekt kinematografik dhe kisha shpresuar që edhe personat e tjerë do ta ndjenin këtë emocion, por nuk prisja kaq shumë entuziazëm, madje jam e surprizuar, shumë e surprizuar!”
Margot Robbie e cila ka kohë që përgatitet për këtë projekt kinematografik, përveçse aktore është edhe producente e filmit. Por a do t’i mungojë ky rol aktores së njohur?
“Nuk e di. Ka qenë shumë argëtues i gjithë procesi. Po, do të jetë pak keq kur të mbarojë gjithçka. Mund të më duhet pushim. Mund të më duhet të vesh disa këpucë të sheshta për një kohë. Këmbët e mia kanë filluar të lodhen nga këpucët me taka, por ndërkohë po e shijoj të gjithën këtë.“
Filmi ‘Barbie’ del në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 21 Korrik.
Klan News
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…