Categories: BOTA

G7 me marrëveshje për Ukrainën, do të përfshijë pajisje të mbrojtjes, trajnim e shkëmbim të inteligjencës

Vendet anëtare të G7 pritet që sot ta ratifikojnë një marrëveshje afatgjate të sigurisë për Ukrainën në Samitin e NATO-s.

Kjo marrëveshje do të përfshije pajisjet e mbrojtjes, trajnimit dhe shkëmbimit të inteligjencës, që sipas kryeministrit britanik, Rishi Sunak, kjo do t’i dërgonte një sinjal të fortë presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe kjo deklaratë rikonfirmon angazhimin tonë për të siguruar që ajo të mos lihet kurrë e cenueshme ndaj llojit të brutalitetit që Rusia ka shkaktuar përsëri ndaj saj”, tha Sunak, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se mbështetja e “rrugës së Kievit drejt anëtarësimit në NATO”, si dhe “marrëveshjet formale, shumëpalëshe dhe dypalëshe” nga anëtarët e NATO-s do të dërgonin një mesazh të qartë për presidentin rus dhe “kthimin e paqes në Evropë”.

Njoftimi i G7 vjen pasi NATO tha se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës ushtarake “kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet” – një vonesë që Zelensky e ka quajtur “absurde”.

Kurse, Kievi e pranon se nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërsa është në luftë me Rusinë, por dëshiron të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të luftimeve.

Duke iu drejtuar turmave në kryeqytetin lituanez të martën, Zelensky tha se “NATO do t’i japë Ukrainës siguri – Ukraina do ta bëjë aleancën më të fortë”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago