Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Komisioni Evropian numëron investimet që i ka bërë në Kosovë përgjatë viteve
    RAJON

    Komisioni Evropian numëron investimet që i ka bërë në Kosovë përgjatë viteve

    11/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Komisioni Evropian (KE) ka renditur mbështetjet financiare që i ka bërë ndër vite për Kosovën.

    KE tha se Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA), ka qenë mekanizmi kryesor financiar i BE-së për të mbështetur Kosovën që nga viti 2007, përmes së cilës Kosova ka përfituar rreth 1.4 miliard euro.

    “Për këtë periudhë, Kosova ka përfituar rreth 1.4 miliard euro nga grantet e IPA-s. Kjo përfshin 600 milionë euro sipas IPA I (2007-2014), dhe 562 milionë euro nën IPA II (2014-2020), dhe 231.2 milionë euro deri më tani sipas IPA III (2021-2027). Kosova po përfiton gjithashtu nga financimi nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Investimet e përgjithshme për Kosovën në kuadër të WBIF arrijnë në 2 miliardë euro gjithsej me financim të grantit të BE-së prej rreth 280 milionë euro për 32 projekte në fushën e energjisë (përfshirë rinovimet), transportin, mjedisin, infrastrukturën digjitale dhe zhvillimin social”, thuhet në përgjigjen e KE-së.

    Komisioni tha se 39 përqind e granteve në kuadër të IPA II është përdorur në zhvillimin e institucioneve demokratike, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore dhe 61 përqind të tjera janë investuar në mbrojtjen e mjedisit, konkurrencën, inovacionin, bujqësinë dhe zhvillimin rural, arsimin, punësimin dhe përfshirjen sociale.

    Ndëkohë, nga IPA III (2021-2027), KE tha se 32 përqind e granteve janë dhe po vazhdojnë të investohen në sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, ndërsa 68 përqind prej tyre në mjedis, lidhshmëri, rritje dhe punësim.

    “Kjo përfshin gjithashtu paketën e energjisë prej 75 milionë euro që synon mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe elasticitetin ndaj energjisë. BE-ja investoi në efiçencën e energjisë dhe tranzicionin energjetik, burimet e rinovueshme të energjisë si termocentralet diellore, sistemet e ujitjes, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve të ngurta, mbështetjen e sektorit privat, reformat arsimore, infrastrukturën e universiteteve dhe shkollave”.

    KE tha se projektet kryesore përfshijnë uljen e ndotjes së ajrit për shkak të termocentralit Kosova B përmes instalimit të pajisjeve filtruese për 73 milionë euro.

    “Të theksohet gjithashtu se 28 milionë euro ndihmuan Kosovën të ruajë stabilitetin gjatë dhe gradualisht të rimëkëmbet pas pandemisë COVID19”, tregoi Komisioni.

    Previous ArticleKrerët e NATO-s sot në Vilnius, Rama: Më të vendosur për të mbrojtur lirinë e popujve
    Next Article Shqiptari vodhi 1.2 milion franga, dënohet me burgim me kusht dhe dëbohet nga Zvicra

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.